BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Urdhëroi bllokimin e komunikimit dhe qarkullimit, ‘shpërthen’ Bujar Nishani ndaj kryeministrit: Gangsterri i bandës së zhvatjes. Fundi politik i tij është afër, e ka veç një qëllim !

Urdhëroi bllokimin e komunikimit dhe qarkullimit,

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme njoftoi se vendi do ti nënshtrohet në fundjavë 'shtetrrethimit'. Rama u mjaftua me një postim të shkurtër në rrjetet sociale ku lajmëroi se kjo fundjavë do jetë e mbyllur si çdo herë tjetër.

Kjo ka bërë që pakënaqësitë të jenë të shumta, pasi ditën e nesërme besimtarët mysliman festojnë Fiter Bajramin, por falja nuk lejohet në sheshe.

Ish presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e kryeministrit për bllokimin e komunikimit dhe qarkullimin e qytetarëve Ditën e Bajramit.

"Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit.
Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët", shkruan ndër të tjera Nishani.

Postimi i plotë

Gangsterri i bandës së zhvatjes, pa asnjë mbështetje ligjore, pa asnjë arsye shëndetësore, pa asnjë logjikë shoqërore, ka urdhëruar bllokimin e komunikimit dhe qarkullimit të qytetarëve Ditën e Bajramit.

Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit.

Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët.Tashmë që fundi politik i tij është afër, e ka veç një qëllim !

Të provokojë me çdo mjet e çdo mënyrë, që mundësisht të ikë nga pushteti si një “viktimë” e jo ashtu siç ai është.
Si një Gangsterr !