BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Urdhri i prerë i Biden iu fut të ‘dridhurat’ politikanëve shqiptarë, gazetarja e Zërit të Amerikës zbulon çfarë fshihet pas tij: Pritet të...

Urdhri i prerë i Biden iu fut të ‘dridhurat’

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menanda Zaimi ka komentuar urdhrin e prerë që presidenti i SHBA-së, Joe Biden firmosi dy ditë më parë për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, ku për herë të parë u përfshi edhe Shqipëria.

Zaimi, në një lidhje me Skype nga Uashingtoni, për studion e lajmeve në MCN  sqaroi se urdhri ka si qëllim parandalimin e korrupsionit brenda dhe jashtë vendit, dhe se fillesat e këtij urdhri e kanë zanafillën që në vitin 2001 asokohe nga George W Bush.

“Përmes një memorandumi të Biden ai tha se administrata do të tërheqë vëmendjen për mirëqeverisje, për të parandaluar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit. Urdhri është vazhdim i urdhrit të vitit 2001. Urdhri fillestar i firmosur asokohe nga George W Bush erdhi si rezultat i kërcënimeve për stabilitetin në rajon. Me urdhrin e ri përfshihet tashmë dhe Shqipëria dhe ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt që minojnë proceset demokratike në akte madhore korrupsioni dhe jo vetëm zyrtarë do të jenë subjekt i këtij urdhri. Siç tha Blinken përfshirja e Shqipërisë në këtë urdhër është për të garantuar një efikasitet më të madh për të luftuar korrupsionin.”, tha Zaimi.

E pyetur nëse ka në listë persona SHBA-ja që do të shpallen non grata, Zaimi deklaroi se, “Shtëpia e Bardhë thotë se do të vazhdojnë listën e individëve subjekt të këtij urdhri. Praktikisht me firmosjen e këtij urdhri janë hedhur bazat ligjore për të vepruar. Siç ka thënë Biden priten veprime konkrete por mbetet të shohim përditësimin e listës. Subjekti i urdhrit nuk do jetë i lidhur vetëm me zyrtarë. Këta persona që konsiderohen subjekt i këtij ligji, të gjitha këto prona do të bllokohen nuk do të lejohen të shiten apo transferohen. Pronat mund të jenë në posedim edhe të shtetasve amerikanë. Do të punohet për të identifikuar të cilat kanë një burim të dyshimtë”, tha Zaimi.

Në fund Zaimi tha se urdhri do zbatohet vetëm brenda SHBA-ve, por siç ajo theksoi duhet të mos harrojmë që implikimet potenciale të këtij urdhri do të thotë që sistemi financiar nuk do të shërbejë më si strehë e këtyre parave me prejardhje të dyshimtë.