Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Urimet e krerëve politikë për Kombëtaren, Meta: U lehtësuam nga dhimbja që shkakton padrejtësia. Berisha: Triumfoi drejtësia ndërkombëtare. Tahiri: Fitore e trefishtë

Urimet e krerëve politikë për Kombëtaren, Meta: U lehtësuam nga dhimbja që shkakton padrejtësia. Berisha: Triumfoi drejtësia ndërkombëtare. Tahiri: Fitore e trefishtë

Postuar: 10/07/2015 - 13:52

Kanë qenë të shumta urimet që Kombëtarja shqiptare ka marrë sot pas vendimit të CAS, ku Shqipëria mori 3 pikë në tavolinë në ndeshjen e luajtur në Beograd ndaj Serbisë.
 
Meta: U lehtësuam nga dhimbja që shkakton padrejtësia
 
Në daljen e tij për mediat, kryeparlamentari Meta uroi kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin De Biasi për fitoren ndaj Serbisë.
 
"Sigurisht që sot dukej sikur do të ishte një ditë rutinë, besoj se edhe shumë prej jush kanë patur atë ndjesinë që edhe unë pata, sikur papritur ishim në stadium dhe pamë të tundet rrjeta si përpara 30 vitesh kur Sokol Kushta ngriti gjithë shqiptarët kudo që ishin në këmbë nga kënaqësia. Dhe padyshim që ky vendim jo vetëm që na jep një gëzim të jashtëzakonshëm, por në radhë të parë na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia, e vetmja gjë që shkakton edhe politika dhe urrejtja kur ndërhyn në sport, ndërhyn në futboll, ndërhyn në fushën e futbollit, ashtu sikurse ndodhi në ndeshjen në Beograd të Kombëtares sonë.
 
Dhe sigurisht me këtë rast unë do të doja të uroja gjithë ekipin tonë Kombëtar. Presidentit të FSHF-së, Duka ia kam bërë këtë urim më parë. Dua të uroj gjithë shqiptarët kudo ku janë, sepse të gjithë ndihen të lumtur, të lehtësuar, të gëzuar, jo thjesht për tre pikët, por në radhë të parë për vendosjen e drejtësisë për triumfin e sportit mbi politikën dhe urrejtjen që ajo shpesh përçon në vendet tona dhe në rajonin tonë.
 
Dhe natyrisht që do të doja të uroja në mënyrë të veçantë familjarët e futbollistëve tanë, sepse të gjithë kanë përjetuar me shqetësime e dhimbje provokimin e dhunën ndaj tyre, sikurse të ishin pjesëtarë të familjes së çdo shqiptari, por absolutisht jam i bindur se familjarët e tyre kanë fituar edhe më shumë. Padyshim, trajnerin tonë shqiptaro-italianin De Biazi, i cili besoj se ndihet edhe më shqiptar pas këtyre tre pikëve të fituara dhe një urim të veçantë e kam për Federatën Shqiptare të Futbollit, të cilën një pjesë e jona edhe mund ta kenë paragjykuar, këtu kam parasysh edhe një pjesë të medias, që me shumë qetësi, me shumë këmbëngulje, me shumë vendosmëri dhe me shumë profesionalizëm, nuk humbi asnjëherë besimin te drejtësia, pavarësisht nga vendimi i padrejtë më parë që u mor dhe arriti të çojë provat e duhura të domosdoshme për të dhënë një shembull të shkëlqyer, ku merr fund ai oportunizmi absurd dhe ku fiton drejtësia në sport dhe ku fiton sporti mbi politikën dhe mbi urrejtjen", është shprehur Meta.
 
Tahiri: Fitore e trefishtë
 
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka quajtur fitore të trefishtë për kombëtaren tonë, vendimin e CAS-it. Me këtë ministri Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton se ky vendim shërben si një mësim edhe për Serbinë, veçanërisht tifozëve për të mos u treguar më racist dhe të dhunshëm.
“Fitore 3fish, për futbollin, për kombëtaren tonë, fitore ndaj padrejtësisë së deritanishme. Fitoi edhe skuadra Serbe, sigurisht. Fituam të gjithë. #‎forcakombetarja ‪#‎forcacuna “, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.
 
Berisha: Triumfoi drejtësia ndërkombëtare 
 
Triumf të drejtësisë ndërkombëtare e ka quajtur ish-kryeministri Berisha vendimin e CAS. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se me këtë vendim u vendos drejtësia për ekipin tonë kombëtar.
 
"Një fitore për t'u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!!", ka shkruajtur Berisha.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr