Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Vakanca në Kushtetuese, KED “seleksionon” kandidatët dhe zbulon emrin kush lejohet të garojë

Vakanca në Kushtetuese, KED “seleksionon” kandidatët dhe

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka marrë sot në shqyrtim procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 22.11.2019.

Kandidatët që kanë shprehur interes ishin Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci dhe Gentian Mete.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit të Altin Binaj, si dhe ndalimin e kandidimit të Artan Spahiu dhe Dedë Kasneci.

Kandidati i katërt në listë, Gentian Mete, ishte tërhequr nga kandidimi.