Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vakancat në Kushtetuese, Manja: Kuvendi do zgjedhë të hënën anëtarët, presidenti ka këndvështrime të ndryshme mbi ligjin

Postuar: 09/11/2019 - 07:58

Për Kuvendin e Shqipërisë, Arta Vorpsi është automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është e renditur e para në vakancën e dytë të presidentit, vakancë për të cilën Meta kërkoi të pezullohej. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një reagim për media kundërshtoi argumentin e presidentit, ku sipas Kushtetutës, gjyqtarët duhet të zgjidhen me radhë, i pari nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, dhe i treti nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, secili nga institucionet përgjegjëse duhet të plotësojë vakancat brenda afatit ligjor të përcaktuar nga Kushtetuta. “Presidenti ka dërguar një letër ku kërkon pezullimin e dekretimit të vakancës së dytë që i takon presidentit dhe unë nuk di që letra pezullon një veprim juridik. Kushtetuta flet shumë qartë. Secili nga institucionet kushtetuese të përfshira në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese dhe këtu e kam fjalën për Presidentin e Republikës, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë nëse nuk e ushtrojnë këtë kompetencë brenda afatit 30 ditor kandidati i listuar i pari konsiderohet i emëruar dhe ky afat është afat prekluziv. Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë do të ushtrojë këtë kompetencë në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Ulsi Manja. Kreu i Komisionit të Ligjeve tha gjithashtu se Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën si gjykojnë ligjin dhe Kushtetutën. “Kemi këndvështrime të ndryshme si gjykojmë Kushtetutën dhe Ligjin. Nga sot presidentit i ka skaduar afati 30 ditor për të dekretuar vakancën e dytë të shpallur prej tij për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai. Pak ditë para votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, Ulsi Manja i përcolli një mesazh në distancë presidentit Ilir Meta. “Unë e ftoj presidentit që në këtë fazë të procesit të plotësimit të vakancave Kushtetuese të lexojë Kushtetutën dhe ligjin në frymën e zhbllokimit të procesit", u shpreh kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.