BREAKING NEWS

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa
x

Politike

Vaksina anti-COVID, Rama zbulon për herë të parë prapaskenat: Ja pse nuk e morëm menjëherë sasinë që na duhet për gjithë popullsinë

Vaksina anti-COVID, Rama zbulon për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e arritur nga qeveria me kompaninë Pfizer, e cila prodhon vaksina kundër koronavirusit.
Ai u shpreh se Shqipëria është në negociata me të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina, në mënyrë që të sigurohen sa më shumë, ndërkohë që ka treguar edhe pse nuk ka porositur nga Pfizer të gjitha vaksinat që i duhen Shqipërisë.

Sipas tij, çmimi që është fiks dhe elementet e e tjera të sigurisë kanë bërë që qeveria të sigurojë vetëm një pjesë të dozave që na duhen, ndërsa shtoi se ende nuk dihet se kur do të fillojë shpërndarja e vaksinave nga platforma COVAX.

“Kemi siguruar akses me Pfizer-in për doza të mëtejshme por edhe i kemi lënë vetes hapësirë për të marrë vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme me kompanitë apo me shtete të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar. Edhe OBSH ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën morale për mos garantin të aksesit në vaksinim. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend i rajonit nuk ka filluar vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit kanë parapaguar për të marrë vaksinën përmes COVAX-it, një platformë e krijuar për t’u dhënë mundësi vendeve për të aksesuar vaksinën, por kjo platformë ende nuk është hapur. Flitet se do të nisë së shpejti por askush nuk e di se kur”, tha Rama.