BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Politike

“Vaksinimi nuk ndalet”, Manastirliu jep informacionin e rëndësishëm

“Vaksinimi nuk ndalet”, Manastirliu jep informacionin e

Ditën e sotme janë injektuar në Shqipëri 19886 doza kundër COVID-19, ndërsa në total numri i qytetarëve që janë vaksinuar ka shkuar në 537387 qytetarë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se procesi po ecën me ritme shumë të mira.

“Vaksinimi nuk ndalet. Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin. Shqipëria buzëqesh” shkruan ministrja. Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V.