Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Valentina Duka: Të ndryshojë ligji për arsimin e lartë, aplikimi të bëhet në universitet

Postuar: 10/09/2016 - 08:28

Dekanja e Fakultetit Histori-Filologji në Tiranë, Valentina Duka, kërkon ndryshime ligjore në ligjin e arsimit të lartë nisur nga situata e krijuar me sistemin e pranimit të maturantëve në fakultete. Një prej këtyre fakulteteve është edhe Histori-Filologjia, ku dekanja shpreh keqardhjen për këtë ndodhi, por sipas saj rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë këtë vit. Një pjesë e maturantëve u penalizuan në mundësinë për të fituar një degë në fakultet si pasojë e një grupi lëndësh që nuk i kishin zhvilluar në shkolla, por Duka thotë se këto ndryshime duhet në ndodhin për brezat e ardhshëm. “Duke e parë fenomenin nga sot dhe duke njohur shumë më mirë kurrikulat në shkollat e mesme, mendoj se në të ardhmen është shumë e domosdoshme nëse do të mbeten në fuqi këto rregulla loje, që bashkëpunimi jonë me ministrin, me AKP që nesër duhet të kthehet në AQSH, absolutisht do të jetë shumë e madhe, ose ndoshta është e domosdoshme të ndërhyhet në ligj, t’i ngjasim Europës që studentët të aplikojnë direkt në universitet dhe universitetet të vendosin vetë kriteret për të përzgjedhur kandidatët e tyre për studentë. Pra, ndoshta ligjvënësit mund të marrin një vendim, mendoj shumë të rëndësishëm, që të mos ketë hallkë të ndërmjetme midis shkollës, kandidatit për student dhe universitetit, siç është AKP në këtë rast”, tha Duka, në një intervistë për News24. Dekanja Duka sqaron edhe pretendimet se përse një maturant me mesatare të shkollës së mesme me të lartë është renditur më pas se një tjetër me mesatare të ulët. Në Fakultetin e Ekonomisë dega që ka pasur më shumë kërkesë dhe konkurrencë ka qenë Ekonomik-Informatika, e cila ka rekrutuar maturantët me mesatare nga mbi 9.6 deri në 9.9. Duka nuk është vetmja që ka kërkuar ndryshimin e ligjit. Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe Akademiku Artan Fuga, i cili prej ditësh ka reaguar për situatën e krijuar, duke thënë se penalizon maturantët. Ai e ka vlerësuar sistemin aktual si më irracionali dhe më absurdi që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë.

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At