Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vangjel Tavo: Sokol Olldashi i njeh mirë bandat kriminale

Vangjel Tavo: Sokol Olldashi i njeh mirë bandat kriminale

Postuar: 12/07/2013 - 09:57

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, ka reaguar pas akuzave të Sokol Olldashit ndaj LSI. Tavo ka deklaruar se Olldashi i njeh mirë bandat pasi ka lidhje me to. Olldashi prej disa ditë po sulmon fort Lëvizjen Socialiste për Integrim. “As LSI as unë nuk kemi qenë pjesë e ndonjë bande imagjinare që z. Olldashi pretendon. Përkundrazi, pyetjen do ia kthej z. Olldashi, sepse ai e di çdo të thotë bandë. Ne kemi shumë gjëra të rëndësishme për t'u marrë dhe, po merremi shumë seriozisht me përgjegjësitë që na ka ngarkuar elektorati jo vetëm i majtë, por edhe ai që nuk ka votuar në 23 qershor. Ne do të jemi të angazhuar t'i kthejmë këtë besim të dhënë”, u shpreh Tavo.

Rezultati i LSI në zgjedhje

Deputeti Vangjel Tavo, ka sqaruar arsyet që e çuan LSI në një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e 23 qershorit, nga 4 mandate në 2009, 16 mandate në 2013. Sipas tij, një nga arsyet e rezultatit spektakolar është programi i LSI. “Unë mendoj se në arritjen e këtij rezultati ka ndikuar programi që paraqiti LSI-ja tek qytetarët, që padyshim ishte një program i qartë e i hartuar me këmbë në tokë, siç thotë populli, i hartuar me mundësitë reale për ta zbatuar këtë program që të mos jetë thjesht program elektoral por, më shumë qeverisës. Të gjithë çështjet që programi LSI-së prekte ishin dhe janë çështje që prekin problematikat, si integrimi, punësimi, zhvillimi ekonomik i vendit”, u shpreh Tavo. Më tej ai ka vlerësuar kulturën politike të LSI. “Një tjetër faktor i rezultatit të arritur është se, LSI-ja me politikën që ka ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve është kundër konfliktualitetit dhe larg ekseseve ku, jemi përpjekur të bashkojmë forcat politike të tjera, dy forcat e mëdha e t'i ulim në tavolinë për shumë çështje të rëndësishme, reforma të rëndësishme, të cilat ishin shumë të domosdoshme për t'u realizuar në mënyrë që vendi ynë të merrte ftesën e vendit kandidat në BE. Këtu theksoj se, edhe miratimi i tre ligjeve në parlament me këmbënguljen e LSI-së, me këmbënguljen e Ilir Metës ka ndikuar ndjeshëm edhe në rezultatin e ndjeshëm të 23 qershorit”, u shpreh Tavo.

Fushata

Tavo vlerësoi fushatën e LSI në këto zgjedhje, duke e cilësuar fushatë model. “Ne gjatë gjithë fushatës elektorale, por dhe të ekzistencës së LSI kemi manifestuar një qetësi, një kulturë të veçantë duke mos sulmuar asnjë forcë dhe kandidat të partive të tjera. Përkundrazi ne po punonin me elektoratin ku kemi bërë një fushatë model në krahasim me forcat e tjera politike. Ndaj dhe për këtë them se këto kanë qenë faktorët e rëndësishëm të këtij rezultati spektakolar. Ajo që dua të theksoj e që është më e rëndësishme, është se lidershpi i LSI-së, Ilir Meta që shquhet një njeri shumë i vendosur që kur thotë diçka e realizon”, u shpreh Tavo.

Deputeti i Gjirokastrës

Deputeti i LSI për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, deklaroi se fitorja në këtë qark, ka ardhur pasi elektorati është i kënaqur me punën e tij. “Unë në karrierën time në politikë ka nxjerrë një mësim; “çelësi i suksesit në politikë nuk është forca që të jep pushteti” qoftë kjo karrigia e deputetit apo ministrit që unë i kam provuar. Pra çelësi suksesit, të zgjidhësh problemet e të angazhohesh për t'i zgjidhur gjë të cilën e kam bërë në këto 17 vite”, u shpreh Tavo.Eneida Jaçaj

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr