BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Vasili: Synimi i vetëm të dalim forcë e parë, kjo rrugë është pa kthim

Vasili: Synimi i vetëm të dalim forcë e parë, kjo rrugë

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar sërish dje se objektivi i partisë që ai drejton është të dalë forcë e parë në zgjedhje dhe të marrë drejtimin e qeverisë. Gjatë takimit në njësinë 9, Vasili tha se synimi i kësaj force politike është vetëm një, të dalë forcë e parë politike, pasi LSI realizon ato që premton. “Prandaj, kjo është forca jonë, prandaj dhe bindja jonë, prandaj dhe objektivi ynë është vetëm një: LSI forcë e parë! Kjo rrugë pa kthim e jona, ky objektiv pa kthim i yni, ka startuar prej ditësh po tani kërkon sprintin final, shpejtësinë maksimale dhe deri në 25 qershor duhet të mos na zërë gjumi, duhet të flemë me merakun se si e ç’bëmë sot, ç’bëmë gjatë gjithë orës e si kontribuuam ditën e sotme e të nesërme deri më 25 qershor, që LSI të jetë forcë e parë”, tha ai. Vasili premtoi se me LSI forcë e parë do të punësohen 100 mijë të rinj, duke vlerësuar turizmin si sektorin me potencial të lartë për vende të reja pune. “LSI premton ato që realizon dhe ka një premtim shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm: në katër vjetët që vijnë, nën drejtimin e LSI-së forcë e parë, 100.000 punësime për të rinjtë. 100.000, një numër që nuk është realizuar kurrë në Shqipëri. Vetëm turizmi ka një potencial të programuar nga ne për të realizuar 35.000 të rinj të punësuar. Bujqësia ka një potencial  që realizohet brenda 4 vjetëve nga ne për 25.000 të punësuar. Infrastruktura ka një potencial plotësisht të arritshëm, për 25.000 dhe 15.000 të tjerë janë në sektorin shumë të rëndësishëm të shërbimeve, informatikës, shërbimeve juridike. Pra 100.000 vende pune për të rinj është një objektiv i qartë, i menduar mirë dhe që do të realizohet në drejtimin e LSI-së në katër vjetët që vijnë”, deklaroi kreu i LSI.