Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vasilika Hysi: Marrëveshja për koalicionin PS-LSI, e vlefshme deri më 18 prill

Postuar: 20/03/2017 - 18:50

Deputetja socialiste Vasilika Hysi, e ftuar në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion”, ka folur rreth marrëdhënieve të koalicionit PS-LSI. Hysi është shprehur se përgjithësisht marrëdhëniet janë pozitive, por ka shtuar se edhe brenda një familje, anëtarët e saj nuk mendojnë njësoj.

Vasilika Hysi tha se koalicioni është i vlefshëm deri më 18 prill, datë kur bëhet edhe regjistrimi i koalicioneve të reja për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Edhe në çdo familje ka diskutime, anëtarët kanë mendime të ndryshme për çështje të caktuara. Ky koalicion ka një marrëveshje 4-vjeçare, është deri më 18 prill, atëherë kur do të bëhet regjistrimi i koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Ju mund të keni dëgjuar debate e diskutime, këto janë dëshira edhe të njerëzve jashtë koalicionit. Për mendimin tim, koalicioni ka funksionuar mirë. Nuk është e lehtë të bëhen reforma kaq të rëndësishme. Edhe pritshmëria e qytetarëve ka qenë e lartë. Ndaj është i nevojshëm edhe një mandat i dytë, që të vijohet me këto reforma, dhe të ndihen plotësisht rezultatet e tyre”, tha Hysi.

Qëndrimet e kolegëve të opozitës brenda dhe jashtë Parlamentit nuk kanë qenë konsistente. Në Parlament është ngritur Komisioni i Reformës Zgjedhore, nëse opozita kërkon atë që thotë në çadër për zgjedhje të lira e të ndershme atëherë lë të diskutojë këtë në Parlament. Zgjedhjet e lira nuk bëhen duke i kërkuar në çadër. Duhet që të diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Lidhur me vettingun mund të them se ka patur një spostim në afate, pasi opozita e çoi ligjin për vlerësimin e gjykatësve e prokurorëve në Kushtetuese. Sot që ne flasim opozita duhet të ishte në Parlament. Kanë filluar të zbatohen edhe disa ligje të tjera, siç janë ngritja e institucioneve të menaxhimit të institucioneve të qeverisjes së drejtësisë. Dhe ndaj opozita duhet të kthehet në Kuvend. Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar edhe mënyra e funksionimit të komisionit ad hoc, dhe të vlerësimit”, u shpreh deputetja socialiste.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 22:45

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi në “Facebook” një video nga projektet transformuese në kopshte dhe shkolla, lumë komentesh nisën në faqen e tij.

Postuar: 20/11/2017 - 22:36

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Natën e mirë” ndjekësve të tij në “Facebook” me një foto.

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti të Fakultetit të Mjekësisë Dentare që flet për kushte të rënda në këtë institucion.

Postuar: 20/11/2017 - 22:12

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një lidhje direkte nga zyra e saj për “Tonight Ilva Tare” thotë se 200 shkolla janë në gjendje të vështirë, por shton se jo d

Postuar: 20/11/2017 - 21:54

Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka komentuar ngjarjen e rëndë në fshatin Shupenzë të Bulqizës ku u asfikuan 60 nxënës.

Postuar: 20/11/2017 - 21:30

Ish ministri i Financave në qeverinë Berisha ka folur në  studion e televizionit ABC News, ku ka përmendur edhe debatin për çështjen "Tahiri".