BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x
BREAKING NEWS

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon
x

Politike

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, Idajet Beqiri ngre alarmin për atë që po ndodh në vendin tonë dhe hedh dyshimet e forta: Një nga viktimat ishte ish-ushtarak dhe...

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, Idajet Beqiri ngre alarmin

Avokat Idajet Beqiri ngriti sot alarmin në emisionin ‘Breaking’ se hetimet për vdekjen misterioze të 4 turistëve rusë në hotelin në Qerret të Kavajës po zvarriten dhe kjo mund të ketë pasoja.

Beqiri deklaroi se kur këto hetime dalin jo të sakta, atëherë rrezikojmë të dalin fiasko.

"Problemi është kompleks, e jemi shumë të ngadaltë me hetimet, fillojnë presionet e goditjet, mbi deklarimet e pastaj, kur ato dalin jo të sakta e jo të plota e madje fiasko, kjo rrit edhe dyshimet se si ka ndodhur e vërteta. Nga ana tjetër edhe kur kemi të bëjmë me shtetas të huaj, nuk mund të veprojnë sikur vepron shteti shqiptar kur ndodhin shqiptarëve rastet e keqtrajtimeve në vende të huaja. Çdo shtet serioz i shkon deri në fund çështjes. Këta e kanë futur hetimin në akte të pritjes së ekspertimeve që vijnë", tha Beqiri.

Ai shtoi se hetimit të ngjarjes së katër shtetasve rusë duhet t'i jepet përparësi, pasi deri tani është vërejtur mungesa e llogarisë ligjore.

"Ngjarja dyshohet edhe për hakmarrje, pasi një nga viktimat ishte një ish-ushtarak. Nuk falet zvarritja e hetimit. Koha. Vetëm analizat laboratorike, do na japin një përgjigje tepër ekzakte dhe të plotë, nuk duhet të ketë zvarritje", theksoi Beqiri.

Bashkëshortë rus Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç mbërritën të dielën e kaluar në vendin tone dhe kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e bënë më herët, kurse akomodimi ditën e ngjarjes. Ambasada ruse ndërkohë pas tërheqje së 4 trupave të pajetë ka deklaruar se do të kryejë vetë hetime me ekspertizat laboratorike.

Më të lexuarat