Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veliaj guxon të shkojë në Astir, banorët e kapin mat: Erdhi si skuth me 20...(FOTO)

Postuar: 06/12/2018 - 11:41

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që banorët e Astirit kanë dalë në protesta, vetëm sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka denjuar që të shkojë në këtë zonë.

Përmes një kronike të shpërndarë nga zyra e shtypi të Bashkisë thuhet se Veliaj ka pirë një kafe me banorët e zonës.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, njofton zyra e shtypit të Bashkisë.

Po si qëndron e vërteta:

Burime për Fax News bëjnë me dije se lokali në të cilin ka qenë i pranishëm Veliaj, nuk është i banorëve që preken nga projekti, por i nipit të Gramoz Ruçit, Gjolek Malaj.

“Erioni bënë takime në mënyrë të fshehur si skuth, me 20 badigardë , në orën 7:30 të mëngjesit se nuk është aq trim të përballet me banorët e Unazës së Re, takimi i tij ishte me spiunat e zonës, me njerzëit pa shkollë , të cilët janë strukturat e Rilindjes.

Takimi i tij ka qenë me Administratorin e zonës, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit , Gjonlek Malaj të cilët për shkak të këtyre është bërë dhe devijimi i projektit.!! Turp te kesh Erion Veliaj pafytyrësia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco”, shprehen banorët që protestojnë prej dy muajsh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:36

Monika Kryemadhi u shpreh se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.

Postuar: 10/12/2018 - 22:32

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama, brenda një

Postuar: 10/12/2018 - 22:10

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,