
Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

Veliaj i përgjigjet Kryemadhit: Ti dhe Meta jeni të zhytur në afera dhe korrupsion, vila në Lalëz simbol i babëzisë, bashkë me Berishën i keni duart të lyera me gjakun e ‘21 Janarit’

Shkruar nga Rigels Seliman 6 Korrik 2022

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh ditën e djeshme se ka zero interes për deklaratat e bëra nga kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi lidhur me denoncimin dhe faktet e reja që do të dorëzojë në SPAK për 24 kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Teksa ishte i ftuar dje një studio televizive, Veliaj jovetëm që iu përgjigj “flakë për flakë” Kryemadhit, por zbuloi se inceneratorët janë vepër e LSI. Madje, kryebashkiaku Veliaj akuzoi çiftin Meta-Kryemadhi se janë zhytur në afera dhe korrupsion. “Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik. Ka kohë që nuk e dëgjoj zonjën Kryemadhi që kur e çoi shkollën Sami Frashëri në Paskuqan por sa herë që vajton raste të tilla më ngjan si njeriun që vajton që nuk ishte pjesë e plaçkës. Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik. Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, deklaroi ai.
Vila e Metës në Lalëz simbol i babëzisë
Më tej me tone të ashpra dhe në përgjigje të sulmeve që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi hodhi dje në adresë të tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se vila e presidentin në ikje, Ilir Meta në Lalëz është simbol i babëzisë. “Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhurnimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson çmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha. Ftesa ime për politikanët e kësaj sëre është, nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalëz. Për sa kohë nuk bëni asnjë akt altruist, na lini të punojmë”, u shpreh ai.
Protesta e opozitës dhe bashkëpunimi Meta-Berisha
Ndërkohë, Veliaj ka hedhur kritika dhe akuza të forta në adresë të opozitës edhe gjatë një takim që zhvilluar dje me socialiste të njësisë numër 7 në Tiranë,. Prerë dhe qartë Veliaj theksoi se kundërshtarët e Partisë Socialiste kanë filozofi të tyre përçarjen dhe se në protestën e paralajmëruar prej tyre, as ata vetë nuk e dinë se për çfarë do protestojnë. Nuk e kuptoj për çfarë protestojnë këta sepse as tërmetin, as pandeminë, as krizën energjitike nuk e shkaktoi qeveria jonë. E kuptoj kur dikush proteston për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë njerëzit në Bulevard. E kuptoj kur dikush proteston për Gërdecin se aty u hodhën njerëz në erë. Por, të protestosh për gjëra që nuk i ka në dorë qeveria, përkundrazi qeverisë i ka rënë barra t’i zgjidhë, edhe pse shkaktohen tjetërkund, kjo është çudia e tyre. Por, këta edhe kur organizohen në betejë kundër nesh thonë, do t’i rrëzojmë këta socialistët, por Luli dhe shpura e tij të mos vijnë. Njëri thotë të vijë Ilir Meta, tjetri thotë të mos vijë Ilir Meta. Pra, filozofia e tyre është ndarja. Këta mendojnë se bëhen më të fortë duke u përçarë. Ne kemi filozofi krejt tjetër, mendojmë se bëhemi më të fortë duke u shtuar, si një familje”, tha ai. Ndërkohë kryebashkiaku shtoi se teksa kundërshtarët luftojnë me njëri-tjetrin, Partia Socialiste lufton për të qenë sa më e përkushtuar ndaj të gjithëve. "Unë e di se çfarë do ndodhë në 7 korrik! Atyre të Lulit do t’u thonë ikni. Kurse, partia jonë është krejt tjetër. Në partinë tonë nuk digjet selia kur ka zgjedhje, njerëzit nuk rrihen me njëri-tjetrin, as nuk vijnë me vare dhe shkopa bejsbolli të rrihen më kundërshtarët. Beteja e PS është për njerëzit, sit ë qeverisë më mirë ", theksoi ai.
Reforma në drejtësi, histori suksesi
Duke falënderuar deputeten Etilda Gjoni për punën e bërë kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, kreu i Bashkisë tha se faktet janë që drejtësia po ecën në drejtimin e duhur. "Kur nisa punë si kryebashkiak, Bashkia e Tiranës fitonte 1 në 10 gjyqe kundër zaptuesve apo abuzuesve. Sot jemi në një situatë ku, falë reformës në drejtësi, e njëjta bashki, në emër të interesit publik fiton 9 nga 10 gjyqe. Ne kemi një përballje të pafundme me shkelësit e ligjit. Janë një minorancë, por një minorancë e zhurmshme, dhe deri dje ishte një minorancë e fuqishme. Fitonin ata, fitonte i forti, fitonte cubi, fitonte laçi. Sot është ndryshe. Vërtet mund të kemi anomali me një gjyqtar, i cili jep masë sigurie pro njërit që ka ndërtuar pa leje brenda në varreza, por shtatë të tjerët dhanë vendimin e duhur. Ti nuk mund të ndërtosh pa leje në varrezë. Jetove 30 vjet mes xhenazeve, por pas 30 vitesh duhet secili të vazhdojë ose në një banesë sociale, ose me kredi të butë, ose me bonus qiraje", nënvizoi Veliaj.
Më të lexuarat


Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

“Do krijojë një ...”/ Kreshnik Spahiu nxjerr prapaskenat politike dhe tregon lëvizjen që po përgatit Sali Berisha

Kuvendi ultimatum Inspektorit të Drejtësisë të godasë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar para se t’i “përlajë” Vetingu, ja 11 detyrat për ILD

"Kujt iu derguan ato 2 milion euro brenda dites?"/ PD zbardh të tjera detaje për skandalin e madh dhe i bën thirrje urgjente SPAK: Rama-Balluku paguan tre herë nga 627 milionë lekë brenda datës 1 Gusht. A po hetohet?

Vetëvrasja e 48-vjeçarit/ "Boll më", shpërthen deputeti i njohur dhe tregon takimin e fundit që kishte me viktimën dhe çfarë i ka thënë: E vranë nuk u vetëvra!

“Koha e Referendumit po vjen”, Ilir Meta paralajmëron lëvizjen e tij të radhës

“Avokat, këto janë thjesht ëndrra”/ Spartak Ngjela i kthehet qytetarit dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Po të dhimbsen, çoju pak bukë e djathë atje ku do të shkojnë!

Shpallja ‘non-grata’ e Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe, Evi Kokalari del me deklaratën e papritur dhe ka një paralajmërim: E kemi ditur se sa i implikuar është...

Ja si Meta kundërshtoi që në vitin 1995 hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, shkak frika se eliminoheshin nga politika figura të njohura
