Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veliaj konfirmohet si kandidat në zgjedhje pas presionit ndërkombëtar, i hapet rruga për të qenë pasardhës i Ramës

Postuar: 13/03/2019 - 08:29

Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duket se i është hapur rruga për të qenë pasardhësi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë post Veliaj e ka lakmuar për vite e vite me radhë dhe duket se shefi i qeverisë ia ka dhënë këtë mundësi. Në datën 23 mars mbahet Kongresi i PS dhe sipas informacioneve Veliaj pritet të rikonfirmohet si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. I pari i qeverisë pak kohë më parë ka qenë skeptik për kryebashkiakun e Tiranës për ta rikandiduar, por mësohet se ka pasur shumë presion nga ndërkombëtarët, të cilët i kanë kërkuar që t’i japë mundësinë për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës. Madje, sipas informacioneve, ndërkombëtarët kanë rritur presionet ndaj Ramës, pasi Veliajn e shohin si një lojtar rezervë, në qoftë se kryeministri do të largohet, duke ia besuar atij frenat e selisë rozë. Pra, përmes kësaj lëvizje Veliaj vihet në qendër të vëmendjes së politikës vendase dhe të huaj, pasi me shumë gjasa ai do të fitojë, duke u rizgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit, sukses ky që do të forconte figurën dhe statusin e tij në parti, duke pritur kështu vetëm rastin se kur do të ikë Rama nga partia. Megjithatë, kryebashkiaku Veliaj duket se nuk i ka humbur shpresat për të marrë drejtimin e PS, duke qenë se para janë edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në statutin e Partisë Socialiste është shkruar e bardha mbi të zezë se kur kryetari i partisë humb zgjedhjet parlamentare, atij i duhet të dorëhiqet, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në këtë subjekt politik. Kështu që Veliaj po e pret me padurim edhe këtë rast, i cili dobëson figurën e kryeministrit Rama, për t’u hedhur në sulm dhe për të prekur ëndrrën e kahershme, siç është të qenit një ditë kryetar i PS. Sidoqoftë, na duhet të presim, pasi konfirmimin zyrtar Veliaj nëse do të jetë ai apo jo kandidati që do përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, do ta marrë gjatë Kongresit të PS, i cili do të mbahet në 23 mars.

Krisja Rama-Veliaj

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj deri para pak javësh kanë qenë mjaft të tensionuara, për disa arsye. Fillimisht, “sherri” mes tyre ndodhi para disa javëve, ku në disa dalje publike, siç ishin disa inspektime në zona të ndryshme të Tiranës dhe aktivitetet të Partisë Socialiste, Rama preferoi që të mos shoqërohet nga kryebashkiaku Veliaj. Asokohe, shefi i qeverisë inspektoi punimet në zonën lindore të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa shoqëroi në këtë kantier ndërtimi nga ish-ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Ndërkohë që rra në sy mungesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ç’ka forcoi edhe një njëherë zërat se marrëdhëniet e kreut të qeverisë me kryebashkiakun Veliaj nuk ishin fort të mira. Ndërkohë, situata e tensionuar vijoi edhe në disa raste të tjera, sikundër ishte ndarja e kartave të anëtarësisë së Partisë Socialiste në disa njësi dhe zona të ndryshme të Tiranës, ku Veliaj nuk ishte i pranishëm. Ndërsa një tjetër arsye që krisi marrëdhënien mes tyre, ishte flirtimi që Veliaj bënte me kundërshtarët e Ramës si LSI-ja dhe PDIU-ja. Megjithatë, palët tanimë duket se i kanë ulur gjakrat dhe shpatat, ndërsa pritet mbajta e Kongresit të PS për të parë se kush do të jetë kandidati që do përfaqësojë socialistët në Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 13:42

Spostohet protesta nga Kuvendi, Mesohet se ata po zhvendosen drejt Policise se TIranes.

Postuar: 21/03/2019 - 13:35

Është shtyrë seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Postuar: 21/03/2019 - 13:30

Ndërkohë që opozita po proteston para Kuvendit, një tjetër kandidat ka 'tradhtuar' PD duk

Postuar: 21/03/2019 - 13:23

Tension për disa momente në protestën e gjashtë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë Rama

Postuar: 21/03/2019 - 13:15

Tre orë nga nisja e protestës së opozitës, ish-deputetët dhe drejtuesit e PD-së dhe të LSI-së jan

Postuar: 21/03/2019 - 13:14

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, e më tej edhe ish deputeti Petrit Vasili ka deklaruar

Postuar: 21/03/2019 - 13:08

Ditën e sotme opozita po mban protestën e saj të 6, ku edhe shpëndarja e protestuesve është bërë