Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veliaj: Mos shpërdoroni ujin në këto ditë të nxehta, aksioni i Task Forcës do të vazhdojë

Postuar: 17/07/2017 - 12:37

 Nga një zonë, e cila deri para pak muajsh cilësohej nga më problematiket në Tiranë, sot lagja përgjatë Rr. “Selaudin Bekteshi” në Njësinë Nr.4 është transformuar plotësisht duke ofruar kushte më të mira urbane për banorët. Bashkia e Tiranës ka përfunduar në një kohë të shkurtër rikonstruksionin total të rrugës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është një tjetër dëshmi se punohet çdo ditë, pavarësisht faktit se jemi në verë.

“Ishim këtu para pak ditësh me një premtim për qytetarët se puna në Tiranë do të vazhdojë. Kjo është një nga mbi 100 rrugë në fakt, ku jemi duke punuar këtë vit. Ka qenë një rrugë e cila konsiderohej periferia më e papërfillshme e Tiranës, një zonë e lënë pasdore, që kryesisht banohej nga të ardhur ose komuniteti rom dhe egjiptian”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se veç infrastrukturës rrugore është ndërhyrë edhe në krijimin e të gjitha mundësive për të qenë një zonë e denjë urbane, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të ndihen qytetarë të barabartë. “Jam shumë i lumtur që kemi sjellë një infrastrukturë cilësore, kemi bërë një kopsht, një çerdhe, një qendër sociale, që do të thotë se investimet cilësore po vijnë edhe në zonat periferike. Tiranën nuk e zhvillojmë dot nëse transferojmë gjithë njerëzit te kali i Skënderbeut, por vetëm duke punuar me këtë cilësi, çdo ditë nga një rrugë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se punimet rrugore janë shoqëruar me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në gjelbërim dhe në infrastrukturën e nëndheshme, në mënyrë që investimi t’i rezistojë kohës. “Kemi mbjellë 230 pemë, kemi sjellë një rrjet të ri kanalizimesh dhe ujësjellësi, në një farë mënyre ka ardhur urbanizimi fill pasi ka mbaruar legalizimi dhe do të vazhdojmë të mbajmë çdo premtim në këtë lagje, për t’u siguruar që në fund të këtij mandati të lëmë një Tiranë shumë herë më dinjitoze se sa ajo që gjetëm”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se veç investimeve në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, gjelbërim, kësaj zone do t’i shtohet shumë shpejt edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën arsimore. Ai siguroi se shkolla e re “Ardian Klosi” do të ketë një cilësi të lartë mësimdhënie, ndaj i bëri thirrje prindërve që fëmijët e tyre duke filluar që nga ky vit t’i regjistrojnë në këtë shkollë. “Lajmi i mirë është se do të hapim shkollën e re “Ardian Klosi”. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, nuk ka nevojë të dyndemi në shkolla jashtë kësaj lagjeje, po punojmë me Drejtorinë Arsimore për të sjellë këtu disa nga mësuesit më të mirë, për të sjellë këtu disa nga kurset e gjuhëve të huaja më të mira, për të pasur terrenet sportive më të mira dhe besoj se është mëse e nevojshme që të gjithë prindërit ta kenë parasysh që regjistrimet për këtë vit t’i kenë në lagjen e tyre, te shkolla e re “Ardian Klosi”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te situata e ujit të pijshëm, duke theksuar se falë aksionit të Task-Forcës por edhe të bashkëpunimit që kanë treguar qytetarët situata është drejt normalizimit. “Dua të falënderoj gjithë qytetarët për bashkëpunimin për sa i përket ujit të pijshëm. Situata po shkon drejt normalizimit. Do të doja që të vazhdonim me të njëjtin sens kursimi dhe nikoqirllëku, duke qenë se ky është një mall i fundmë, pra që e ka një limit”, u shpreh Veliaj.

Por, ai theksoi që edhe këto ditë të nxehta të përballohen me sukses dhe që çdo qytetari t’i sigurohet uji i pijshëm, është e nevojshme vijimi i aksionit në terren, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve se nuk mund të shpërdorojnë ujin e pijshëm. “I siguroj qytetarët se do të vazhdojmë me disiplinimin e ujit, kryesisht jashtë territorit të Bashkisë së Tiranës, në Paskuqan, Kamëz, Babrru, për të treguar se uji është një mall që nuk vidhet. Do të thotë që tahmaja e dikujt për të vaditur bahçen e vet apo për të larë makinat, apo tapetet nuk mund të lërë Tiranën pa ujë. Gjendja është drejt përmirësimit, megjithatë besoj se më e mira është përpara”, bëri të ditur Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka falenderuar Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që i ka kushtuar Njësisë 4, duke i dhënë zonave, deri dje të harruara, një pamje të re dhe një vlerë shumë herë më të madhe. “Qytetarët na besuan në 2013, ribesuan Erionin fuqimisht në 2015, sot rikthehemi me premtime të mbajtura, rikthehemi me gjithë besimin e tyre me punë. Në njësinë tonë puna vijon çdo ditë dhe duke parë si në qendër, ashtu edhe në periferi Tirana është e gjitha në punë. Sikundër shikojmë këtë zonë, e cila ka një ndryshim rrënjësor, do ta ketë gjithë Njësia 4 për ta rikthyer edhe njëherë në një zonë, në të cilën banorët mund të ndihen si banorët e qendrës së qytetit dhe jo më të periferisë”, tha Gjylameti.

Rruga “Selaudin Bekteshi” kufizohet në njërin skaj të saj me Rr. “5 Maji” dhe në skajin tjetër me Rr. “Abedin Cici” dhe përgjatë saj dominojnë ndërtimet e pas viteve 1990. Investimi përfshiu ndërtimin e rrugës me dy korsi, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, si dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës, e cila ishte kthyer në një shqetësim konstant për drejtuesit e automjeteve. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ndërhyri edhe me ndërtimin e mureve rrethues të rinj dekorativë, si dhe në mbjelljen e pemëve, të cilat i japin një pamje tërësisht të re gjithë zonës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2017 - 20:29

Prej disa ditesh kryeministri Edi Rama ndodhet ne Nju Jork, ku ka marre pjesë në Asamblenë Kombëtare të OKB-së. 

Postuar: 22/09/2017 - 20:02

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha në një postim në “Facebook” referuar mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD shprehet se gjithçka shkoi mi

Postuar: 22/09/2017 - 19:50

Kreu i socialistëve  Edi Rama tha se tyreza për reformën zgjedhore nuk mund të jetë e përcaktuar nga PD.

Postuar: 22/09/2017 - 19:45

Kreu u Grupit Parlamentar i LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit te Rames qe mbajti ne Nju Jork.

Postuar: 22/09/2017 - 19:44

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian për financimet në bujqësi në Shqipëri.

Postuar: 22/09/2017 - 19:00

Kryeminisri Edi Rama nga “Neë York-u” ku ndodhet për Asamblenë e OKB-së ka folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” edhe për importin e plehrave, n

Postuar: 22/09/2017 - 18:48

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” u pyet për koalicionin e kaluar me LSI, si dhe për premtimet e bëra në këtë mandat duke qeverisur t