
Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Veliaj në Ndroq jep lajme të mira: Shqipëria ringrihet edhe më e fortë falë punës për rimëkëmbjen e vendit

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot nisjen e punimeve në Njësinë Administrative Ndroq, pjesë e procesit të rindërtimit. Veliaj u shpreh se Shqipëria ringrihet edhe më e fortë, falë punës dhe vullnetit të palëkundur për rimëkëmbjen e vendit.
“Para një viti, tërmeti na provoi sa të brishtë jemi; kur toka dridhet nën këmbët tona secili prej nesh ndihet i dobët, i pafuqishëm dhe i pamundur për t’i bërë ballë. Por, gjatë këtij viti provuam se, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, kur ne i vëmë syrin punës, kur ne përveshim mëngët për të bërë këto projekte, dalim vërtetë shumë të fortë. Nëse para një viti u provua brishtësia jonë, besoj që, pas një viti provohet forca jonë, fuqia jonë transformuese, kur i vëmë qëllim vetes të ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se një ndër shembujt e suksesit të këtij procesi në Tiranë është ringritja e kësaj lagjeje të re, paralelisht me rindërtimin e çdo shtëpie të dëmtuar një vit më parë.
“Lagjja e Re do të jetë 15 minuta nga Tirana dhe 15 minuta nga plazhi. Transferohen 74 familje, 350 banorë buzë rrugës kryesore. Është një mundësi e shkëlqyer, sidomos për fëmijët që të kenë akses në të gjitha institucionet dhe të kenë të njëjtin shans për të qenë të suksesshëm në jetë. Secili gëzon pronën, ama, transferohen aty ku secili e ka lakmuar të jetë, buzë rrugës, shumë afër qendrës së qytetit, afër plazhit nesër dhe akseve rrugore të Shqipërisë”, tha Veliaj, duke shtuar se, e njëjta gjë po ndodh edhe në Pezë, edhe në Vaqarr. “Lagjet e reja që po ndërtohen pranë rrugëve, jo vetëm do gëzojnë shtëpi që kanë vlerë më të madhe monetare, por do jenë shumë më të qëndrueshme dhe me mundësi ekonomike shumë herë më të mëdha”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se askush nga ata që kritikojnë sot nuk ka të drejtë morale të flasë, për aq kohë sa nuk ka dhënë vetë as kontributin më minimal për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
“Jemi në rrugë të mbarë me fillimin e Kampusit të ri në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe lagjeve të reja në zonat urbane, siç është Kombinati apo ‘5 Maji’. Më e mira është padyshim përpara! Sigurisht, ka kukuvajka që nuk pushojnë, por unë besoj se dikush që ka shtuar 4 vila gjatë tërmetit, nuk ka të drejtë morale të ankohet. Kur Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë, atëherë do fitojnë të drejtën morale të japin mend si bëhen këto punë. Por, për sa kohë që janë të rrënuar moralisht, do të duhet që t’i injorojmë, të vazhdojmë përpara dhe besoj që puna do flasë më shumë se çdo fjalim përkujtimor në vitin e parë të tërmetit, apo edhe në vitet që do të vijnë,” deklaroi Veliaj.
Më të lexuarat


Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

(VIDEO) “Djali i atij që do bënte kullat kandidat për deputet në opozitë”/ Topalli zbardh detaje të forta: Ju tregoj çfarë përfituan familjarët e Lulzim Bashës pasi u ndërpre protesta për rrugën e Kombit

12 miljet i japin Greqisë 13 000 km2 territor të ri/ Zbardhet e gjitha fjala e plotë e Dendias para deputetëve grekë dhe falënderimi i veçantë në drejtim të kryeministrit Rama

A do jetë Monika Kryemadhi kryeministre pas 25 prillit? Ja si i përgjigjet kryetarja e LSI

Pas zërave se ka pasur një përplasje të fortë deri në ulërima me Ilir Metën për një largim të mundshëm drejt PS, vjen reagim i Silva Cakës: Do iki nga LSI kur...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vjen në Shqipëri delegacioni i ODIHR, ja lëvizjet që do bëjë

Pas deklaratave të forta të Vuçiç që e quajti person të rrezikshëm, reagon ‘flakë për flakë’ Haradinaj dhe i dërgon ultimatum: Njihni pavarësinë e Kosovës ose me Shqipërinë do të...

A do të bëjë LSI koalicion me PS? Kryemadhi befason me përgjigjen e saj dhe zbulon zonat ku do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit: Kodi i ri zgjedhor ma mundëson këtë!

Përplasje në selinë blu? Mediu zbulon vendimin që ka marrë: Negociatat s’bëhen në “shtëpi”. Ja për çfarë duhet t’më bindë Basha

“Ua dinë me fakte dhe prova”, Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’: Këta politikanë janë të skeduar! Ja kush është tmerri i tyre!
