BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Politike

Veliaj pret në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit dhe ndan lajmin e mirë: Bashkëpunim ekonomik për rimëkëmbjen pas pandemisë. Së shpejti nisim turin ‘Eja në shtëpinë tënde"

Veliaj pret në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit. Në takim u diskutuan për hapjen e vendit pas pandemisë së Covid 19 dhe bashkëpunimin për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.

“Ndonjëherë krizat janë edhe një mundësi, mundësi për të na bashkuar, për të bashkëpunuar, mundësi për t’u bërë pak më të mirë, mundësi për të vlerësuar gatishmërinë e kalitjen e organizatave tona, kështu që patjetër një sfidë por edhe një mundësi”, u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij.

Kryebashkiaku pohoi se është i lumtur që kjo mbledhje përkon edhe me hapjen e Shqipërisë pas pandemisë.

“Kemi pasur disa ditë rresht ku i kemi pasur një shifrore numrat e të infektuarve e nëse vazhdojmë me këtë trend Shqipëria do të shkojë drejt një hapje përfundimtare. Në sheshin “Skënderbej” janë dy hapësira, një ku shkon e vaksinohesh dhe tjetra ku do të shohim Kampionatin Evropian të Futbollit. Kjo është një metaforë e adaptimit. Do duhet të jetojmë edhe me sëmundjen edhe me këtë betejë, do duhet të jetojmë edhe me rutinën e përditshme e të japim sinjale të një jete që vazhdon”, tha Veliaj.

Temat e takimit u fokusuan te rimëkëmbja ekonomike, kryesisht nëpërmjet turizmit pas pandemisë.

“Duhet të sigurohemi që mbijeton ekonomia e vendeve tona që bazohen te turizmi, ndaj edhe turi “Eja në shtëpinë tënde” ka rëndësi. Kemi idenë e skemës së kufijve të hapur për të siguruar që paratë e turizmit të mbeten në xhepat e shqiptarëve, të mbeten në strukturat turistike të qyteteve tona”, përfundoi Veliaj.