
Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Veliaj shpërthen ndaj Berishës: Të rinjtë sot duhet ta dinë kush janë pengmarrësit “non-grata” të Shqipërisë, PS familja e madhe që punon për qytetarët

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Qershor 2022

Në Petrelë, ku u ndal në turin e riorganizimit të Partisë Socialiste në çdo njësi, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se të rinjtë, sidomos ata që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2023, duhet t’i dinë bëmat famëkeqe që i shpalluri non-grata, Sali Berisha, i ka bërë Shqipërisë. Në takimin ku veç socialistëve të Petrelës, morën pjesë edhe ata të Baldushkut dhe Farkës, Veliaj theksoi dje se ashtu siç Saliu po mban peng partinë e tij, ashtu kërkon të marrë peng edhe një herë Shqipërinë. “Thotë jam shpresë për Shqipërinë. Për Shqipërinë? Seriozisht? E mbani mend ’96? Po ’97 me piramidat? Po ’98, me tanket nëpër Tiranë? Po Gërdecin dhe 21 Janarin? Seriozisht është ky shpresa për Shqipërinë? Një plak 80 vjeç që refuzon të ikë dhe mban peng partinë, për të justifikuar shpalljen non-grata. Shpresë për çfarë? E kemi provuar një herë, dy herë, tre herë. Shokë, ka vetëm një shpresë për Shqipërinë: Partia Socialiste e Shqipërisë! Ajo është familja jonë, që punon për të mirën e të gjithëve”, deklaroi ai. Më tej Veliaj theksoi se platformat për kryetarë dhe bashkëkryetarë në Farkë, Petrelë, Baldushk dhe të në gjitha njësitë e Qarkut të Tiranës, duhet t’i përgjigjen edhe pyetjes: si duhet t’i flasim gjeneratës së të rinjve. “Në vitin 2023 do të votojnë për herë të parë çuna dhe goca që kanë lindur në 2005. Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë marrë rrugën e tyre. Ndaj, të rinjtë duhet patjetër ta mësojnë nga familja dhe nga historia ’96-ën, ’97-ën, ’98-ën, 21 Janarin dhe Gërdecin. Ne duhet t’u flasim me gjuhën e 2023,” u shpreh ai. Ndërkohë Veliaj shtoi se kur e pyesin se kë mund të këtë përballë në zgjedhjet e ardhshme vendore, ka vetëm një përgjigje. “Ka shumë njerëz që më pyesin a do kandidojë Presidenti në ikje apo Saliu? Po kjo nuk ka fare rëndësi! Ne i kemi mundur ata edhe tek e tek, edhe të gjithë bashkë, me kuç e me maç. Nuk ka rëndësi fare kombinimi i tyre. Kur llogaria e shtëpisë tënde të del në rregull, nuk ka rëndësi fare çfarë ka shtëpia tjetër. Ne bëjmë llogaritë e shtëpisë tonë dhe për sa kohë Partia Socialiste është shtëpia më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar, ne jemi fitimtarë”, nënvizoi Veliaj.
Më të lexuarat


Takimi i Stoltenberg me Vuçiç dhe Kurtin, reagon Berisha: Një takim shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, rëndësie jetike angazhimi i NATO-s në rajon

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

“Rama i përfshirë në këtë aferë”, Salianji nxjerr prapaskenat: Nuk ka darka dhe dreka falas!

“Qeveria, turp i botës”/ Fenomeni i largimit të shqiptarëve drejt Britanisë, Salianji plas deklaratën e fortë: Për fat të keq ky është një plan i...

Çfarë pritet? Prokurori i SPAK dhe hetuesit e BKH zbarkojnë në Uashington, ambasada amerikane del me njoftimin urgjent: Ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik

Ja si ekstradohen personat me rrezikshmëri të lartë për SHBA, pas mesazhve të koduar të numrit 2 të DASH, besnikët e Sali Berishës kërcënojnë me revolta masive

A i ka dhënë një këshillë Presidentit Begaj për çështjen e detit me Greqinë? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë

Sali Berisha dhe Ilir Meta paralajmërojnë trazira në shtator dhe kërcënojnë Edi Ramën se do e fshijnë nga qeverisja

Kushti i grupimit të Bashës që do të hapë “Kutinë e Pandorës”, përveç Metës dhe Berishës lamtumirë politikës mund t’i japin edhe shumë politikanë socialistë, ja kush rrezikohet

“Mos u habisni nga këto gjëra”/ Ilir Meta plas akuzën e rëndë për Edi Ramën: Ka të dhëna se nxit grupet kriminale për...
