Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veliaj takim kokë më kokë me Blushin në një hotel në Tiranë, kryebashkiaku plan të përfaqësojë LSI në zgjedhje nëse Rama nuk e kandidon

Postuar: 19/09/2018 - 10:02

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur mbrëmjen e djeshme një takim kokë më kokë me ish-kreun e LIBRA, Ben Blushi. Burime të sigurta të gazetës thanë se takimi ka ndodhur në mbrëmje në një hotel të njohur në qendër të kryeqyteti dhe kanë biseduar shumë gjatë mes tyre. Takimi vjen në një moment që po afrojnë zgjedhjet vendore dhe Veliaj duket se po ecën me plan “B”. Kryeministri Edi Rama nuk është i bindur për punën e tij dhe me shumë gjasë nuk do e kandidojë në zgjedhjet vendore të qershorit. Por si duket Veliajt i është mbushur mendja se mund të fitojë dhe i vetëm në këtë garë dhe po shton aleancat. Plani i tij është që të dalë si kandidat i LSI dhe të përfaqësojë gjithë ngjyrat e opozitës, nëse Rama nuk e kandidon. LSI do kërkojë nga Basha që të dalë ajo me kandidatin e saj në Tiranë dhe PD ta mbështesë. Nëse Rama e largon Veliajn, LSI do e fusë në lojë kryebashkiakun. Javën që lamë pas Veliaj pati një darkë me Shpëtim Idrizin dhe u ra dakord që PDIU ta mbështesë në zgjedhje. LSI po ashtu i ka dhënë atij garanci se do e mbështesë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Bamir Topin. Por tashmë Veliaj i ka shtrirë dorën dhe Ben Blushit. Edhe pse ky i fundit është tërhequr nga politika, ka ende shumë popullaritet në publik dhe Veliaj ka filluar lobimet që ta bëjë për vete. Burimet i thanë gazetës se Blushi e Veliaj kanë biseduar shtruar mes tyre dhe sinjalet janë për arritjen e një pakti mes tyre. Rama është shumë i pakënaqur me punën e kryebashkiakut të Tiranës, pasi Valiaj ka flirtuar shumë herë me kundërshtarët e tij. Edhe pse LSI u largua nga qeveria dhe Kryemadhi nisi një sulm të fortë ndaj Ramës, Veliaj sërish kishte relata të mira me të. E njëjta gjë ndodhi dhe me Bamir Topin dhe Shpëtim Idrizin. Të dy u larguan nga mazhoranca dhe nuk kursejnë sulmet ndaj Ramës, por Veliaj sërish i mban afër. PDIU ka nënkryetarin e bashkisë, ndërkohë që po ashtu këshilltarët vijojnë bashkëpunimin me PS. Edhe Bamir Topi po ashtu ka përfaqësuesit e vet ndonëse këshilltaren e vetme që kishte i iku me PD. Tani Veliaj i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Ben Blushit, personi i cili tentoi rrëzimin e Ramës, por që nuk ja doli dot. Veliajt i është mbushur mendja se është më i fortë se Rama. Madje, në takime me ambasadorë ai e ka sulmuar kryeministrit. Për këtë arsye ai po mendon që në zgjedhjet vendore të përfaqësojë të gjitha partitë opozitare dhe të dalë kundër Ramës, nëse ai nuk kandidon.

Paralajmërimet e LSI

Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë duket se nuk është kaluar në heshtje nga LSI, e cila po jep sinjale se do e mbështesë Veliajn. Media pranë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit e kanë interpretuar prishjen e aleancës Rama-Idrizi me qëllim për të dobësuar Veliajn. Sipas këtyre mediave, Rama e di që Veliaj ka shumë aleatë pas vetes dhe për këtë arsye po teton ta dobësojë për të prishur ambicien tij. Por edhe pse këto media janë rreshtuar krah LSI, e ngrenë në qiell Veliajn, duke treguar dhe një herë afrimin Veliaj-Kryemadhi. Duke e ditur se kjo gjë nuk i pëlqen Ramës, Veliaj pak ditë më parë nisi një sulm ndaj Ilir Metës, i cili ktheu ligjin për tetarin. Por e gjitha duket se ka qenë një shou, pasi botuesit pranë Metës e mbështesin Veliajn. E gjitha ishte për t’i treguar Ramë se nuk ka aleancë me LSI. Por gazeta ka mësuar se Rama dhe deputetët e Tiranës e dinë që Veliaj ka pakt me PDIU, LSI, FRD dhe për këto arsye ai mund të mos e kandidojë. Megjithatë, Veliaj duket epo ecën me plan “B”.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 15:43

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, ka publikuar disa dokument, ku sipas tij kryeprokurorja Arta Marku i mbyll çështjen vetes.Vasili shton në statusin e tij, se “i njëjti prokuror që mbylli çështjen Edi Ramës për

Postuar: 22/10/2018 - 15:12

Një incident ka ndodhur gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me studentë dhe pedag

Postuar: 22/10/2018 - 14:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut demokrat Lulzim Basha i cili duke iu referuar arresti

Postuar: 22/10/2018 - 14:08

Zëdhënësja Ina Zhupa në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike ka denoncuar një skandal.

Postuar: 22/10/2018 - 13:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku  ka hedh

Postuar: 22/10/2018 - 13:57

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionet e zhvilluara nga policia ditët e fundit që

Postuar: 22/10/2018 - 13:34

Zbardhen vendimet e gjyqeve të zhvilluara nga deputetët dhe ish-deputetët e opozitës për periudhë