
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Veliaj tur falënderimi në Njësinë 7: Fitorja erdhi falë punës së përditshme në skuadër, hapni sytë, me Saliun do shkoni poshtë e më poshtë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2023

Nga Njësia 7, ku vijoi turin e falënderimeve për mbështetjen në zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që punuan çdo ditë për fitoren dhe që Tirana të ecë përpara.“Faleminderit është fjala më e bukur shqipe sepse do të thotë se i falesh nderit të dikujt që pati mirësinë të japë nga koha dhe jeta e tij për këtë fitore. Një faleminderit meritojnë edhe ata që ende punojnë për të shtruar rrugët me asfalt, për t’i ndriçuar ato, sepse ne kemi një super kapiten dhe një super skuadër, por ne fitojmë sepse punojmë përditë. Ky është sekreti i fitores sonë”, deklaroi ai. Më tej Veliaj nënvizoi se fitorja e Partisë Socialiste në Tiranë vjen falë punës së përditshme dhe se kjo fitore tregoi se qytetarët duan që puna të vazhdojë. “Si ka mundësi që për ne votat për kryetarin dhe votat për partinë janë thuajse barazim? Sepse njerëzit e kuptojnë se, po, bashkia ka kryetar, por ky kryetar ka edhe një skuadër që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Si ka mundësi që kundërshtarët tanë jo vetëm marrin 60 mijë vota më pak, por kur vjen puna te votat e partisë ata përgjysmohen edhe njëherë? Sepse njerëzit nuk besojnë as te kandidatit, por nuk besojnë as te ajo skuadër. Fakti që ata nuk kanë përgjigje, jo vetëm pse humbin Tiranën, por edhe pse humbin edhe gjysmën e votave të partisë, do të thotë se ata nuk kanë as kapiten dhe as skuadër. Ne kemi kapiten, kemi Edi Ramën, ne kemi skuadrën e Partisë Socialiste dhe ne kemi një program për Tiranën që ta çojmë vetëm përpara”, u shpreh ai. Ndërkohë sipas Veliajt, tani që fushata ka përfunduar, puna duhet të nisë menjëherë për garën e radhës. “Një nga arsyet pse fitojmë është se ne nuk presim 3-ditëshin e fundit. Të tjerët e vënë re në minutën e fundit faktin se janë bërë 40 shkolla, janë mbjellë 1 milion pemë dhe janë bërë mijëra rrugë. Ne kujtohemi për njerëzit përditë, i vëmë re nevojat e tyre përditë. Kjo është formula fituese për këtë fushatë dhe çdo fushatë tjetër,” u shpreh ai. Ai bëri edhe një tjetër ftesë drejtuar këshilltarëve të forcave të tjera politike, që do i bashkohen në këtë mandat Këshillit Bashkiak në Tiranë: “Ne kemi një shumicë dërrmuese në Këshill Bashkiak. Nuk kemi nevojë për numra të tjerë. Por, ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të na bashkohen. Ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të punojnë. Ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të çojnë Tiranën përpara. Detyra jonë është t’u themi: hapni sytë, me Saliun do shkoni poshtë e më poshtë”, nënvizoi Veliaj.
Më të lexuarat


Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Saimir Tahihi lë burgun, reagon ish-ministri i Brendshëm: Vendimi për ta nxjerrë ka qenë i Edi Ramës

Si e paralajmëroi vetë Rama “kapjen me presh në duar” të zyrtares së lartë

“Flasin për bluzën time në vend që të flasin për listat e hapura”, Basha: Fakti që i ikin debatit do të thotë se kanë frikë nga vota e qytetarëve

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Lirimi nga qelia i Saimir Tahirit, reagon Lulzim Basha

Basha vijon takimet: Më 14 maj, rinia foli me braktisjen masive që i bëri zgjedhjeve

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ish-deputeti i PD: Doli nga burgu si miliarder
