Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veliaj vizitë në Luginën e Preshevës

Veliaj vizitë në Luginën e Preshevës

Postuar: 24/11/2013 - 12:59

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në Luginën e Preshevës, në prag të festave të Nëntorit. Gjatë kësaj vizite, Ministri Veliaj u takua fillimisht me zyrtarët e zonës ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë, me kryetarët e bashkive të Preshevës, Bujanovcit dhe deputetin shqiptar në Parlamentin serb.

Vizita e Veliajt në Preshevë është shoqëruar edhe me një incident për protokollin me policinë serbe në hyrje të kufirit serb. Mësohet se Ministri Veliaj ka refuzuar të takohet me autoritetet serbe, dhe është drejtuar menjëherë tek vendi i Lapidarit dhe zyrat e Komunës së Preshevës për t’u takuar në fillim me liderët shqiptarë aty. Pas kësaj, ai është takuar edhe me zyrtarët serbë përgjegjës për jugun. Pas këtyre takimeve, ai u shpreh se duhet të bashkëpunojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, të investohemi më shumë në arsim, të promovojmë më shumë historitë e suksesit të artit dhe të sportit, por dhe të japim mesazhin që një erë e re po fryn në Ballkan ku do të duhet që t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet komunikimit.

Ndërsa, nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka nënvizuar se “e kemi njoftuar dhe me siguri të madhe do të përçojë këtë mesazh në qeverinë shqiptare, në mënyrë që edhe qeveria e Shqipërisë të marrë hapa për përmirësimin e jetës së shqiptarëve këtu”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 20:02

Pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme nënjë status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Arben Ristani, shtoi se PD ka thënë vetëm të vërtetën për policinë.

Postuar: 16/01/2018 - 19:19

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit, flet për kulisa politikë që sipas t

Postuar: 16/01/2018 - 17:59

Një nga kritikët e tij i cili u la jashtë listët së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit Astrit Patozi ka ironizuar sërish kreun e opozitës Lulzim Basha në rrjetin e tij soc

Postuar: 16/01/2018 - 17:05

Vrasjen e Oliver Ivanoviç, ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar si një akt të rëndë me prapavija politike.

Postuar: 16/01/2018 - 16:39

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një koment në rrjetin social “Facebook”, e konsideron të vdekur Reformën në Drej

Postuar: 16/01/2018 - 15:43

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Postuar: 16/01/2018 - 15:20

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviç.