BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Politike

Veliaj zbardh arsyen se përse çifti Meta-Kryemadhi i janë turrur inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku i bindur për një fitore plebishitare më 14 maj

Veliaj zbardh arsyen se përse çifti Meta-Kryemadhi i janë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehet se aktualisht qyteti paguan për grumbullimin e mbetjeve në landfill shumë më lirë se sa koha kur Bashkia drejtohej nga Koalicioni Meta-Berisha. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Veliaj u pyetur në lidhje me akuzat e opozitës për plehrat, teksa theksoi se ata që kanë firmosur kanë qenë ministrat e Ilir Metës. “Duhet pyetur çdo ditë si e ka emrin kjo partia, se një parti që s’ka probleme, nuk ka pse ndërron emrin. Si ai njeriu që ka një të kaluar kriminale dhe ndërron emrin se i duhet një identitet të ri që mos të kujtohet që ka qenë trafikant droge, ose ka bërë burg. Si një parti që ka probleme me identitetin e vet ndërron emër përditë. Po nuk kanë qenë ministrat e mi, kanë qenë të Ilir Metës këta që kanë firmosur. As nuk kanë qenë stafet tona, kanë qenë të Ilir Metës, kështu që këtyre qartazi u është prishur pazari brenda shtëpisë së tyre dhe këta lajnë hesapet me njeri – tjetrin. Të më pyesësh që është një gjë e madhe që Partia e Lirisë, ose ish-LSI-ja, i bie mbrapa plehrave, Partia e Lirisë, mbaj mend gjithmonë mbrapa plehrave i ka rënë, në të gjitha kuptimet e fjalës. Kështu që, këtu s’kam ndonjë habi që rrinë gjithë ditën pas kazanëve”, deklaroi Veliaj. Më tej kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se sondazhet e realizuara në Tiranë konfirmojnë epërsinë e socialistëve ndaj opozitës për zgjedhjet e 14 majit. Madje Veliaj theksoi se është i impresionuar nga rezultatet e larta në 5 bashkitë e qarkut Tiranë.“Një pjesë të sondazheve i kemi kryer, pra kemi mbaruar me Tiranën dhe Kamzën, që na konfirmojnë epërsinë tonë në të dy këto hapësira, sigurisht në Tiranë diferenca është më e madhe, në Kamëz le të themi është një garë më kompetitive. Këtë javë po mbarojmë sondazhet në Kavajë, do vazhdojmë me Rrogozhinën dhe Vorën, besoj që brenda fundit të shkurtit ne do kemi konkluzionet sesi do prezantohemi tek qytetarët. Unë personalisht si drejtues i qarkut jam i impresionuar nga të 5 skuadrat tona që kemi në këto bashki dhe nëse edhe sondazhet do na konfirmojnë në të gjitha bashkitë këtë ecuri të punëve, ne do vazhdojmë pastaj me zyrtarizmin e kandidaturave deri nga fundi i shkurtit”, nënvizoi Veliaj.