BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Veliaj: Do punoj 24/7 për mandatin e tretë të PS dhe Edi Ramës, mbi 80% e qytetarëve duan hapjen e listave

Veliaj: Do punoj 24/7 për mandatin e tretë të PS dhe Edi

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, në ceremoninë e certifikimit të trajnerëve të rinj, ku u shpreh se Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë gati për një mandat të tretë qeverisës. Ai theksoi se rezultatet në këto 8 vite qeverisje e nxjerrin PS-në forcë të parë, ndërsa shtoi se gara e radhës është me veten, për t’u përmirësuar edhe më shumë.

“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë. Mandati i tretë do të ishte historik sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tre herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentat për të kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, porse në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten. Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vijoi se vendimi për listat e hapura është më i rëndësishëm, pasi kështu janë qytetarët ata që vlerësojnë një kandidat për deputet. “Vendimi më i rëndësishëm është ai i hapjes së listave. Po të shikoni sot, ka shumë njerëz që më thonë: Ore, ç’është kjo frymë e sharjes dhe vulgaritetit? Është mëse normale kur fatin për sukses në listë ta cakton Saliu apo kushdo tjetër; atëherë ti nuk mendon fare për elektoratin, por mendon që elektorati është vetëm ky që të fut në listë: nëse ai është i kënaqur, ti je lart në listë, nëse është i pakënaqur, ti je poshtë në listë”, shtoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili është njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS, u shpreh se propozimi i PS-së, në fakt, është propozim i shumicës dërrmuese të Shqipërisë. “Mbi 80% e njerëzve duan hapjen e listave. Unë besoj se ky është rasti tipik, kur një parti e madhe i shkon pas popullit, dhe nuk e detyron opinionin publik, t’i shkojë pas partisë. Përqafimi i listave të hapura, së pari do e bëjë debatin më civil dhe nuk do kemi këtë garën e televizioneve çdo natë, kush thotë ndyrësitë dhe poshtërsitë më të mëdha për armikun, sepse do mendosh se po të gjykon populli, i cili do të japë edhe renditjen në listë, dhe jo shefi i partisë”, nënvizoi Veliaj.

Mandej, ai theksoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur dhe shprehu besimin se me një fushatë pozitive dhe lista të hapura, një mandat i tretë për PS-së nuk është tabu. “Kemi nevojë të ecim më shpejt. E di që ca njerëz më thonë: “Lali, ule pak ritmin, se na zuri”. Por, kemi humbur shumë kohë dhe duhet të rikuperojmë shpejt, sepse po të kishim punuar 30 vite me këtë ritëm, do ishim shumë më mirë sot”, tha Veliaj.

Ai shtoi se vendii i duhet një fushatë pozitive, me energji të mirë, me lista të hapura.

Më të lexuarat