BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vendi drejt një tjetër “Lockdown”, paralajmërohet shtim i masave izoluese, partitë kapen në befasi para fushatës

Vendi drejt një tjetër “Lockdown”, paralajmërohet

Shtohen zërat për forcim të masave izoluese në vend. Ditët e fundit janë shënuar rekorde infektimesh dhe vdekjesh nga Covid duke bërë që specialistët e shëndetësisë të hedhin idenë e një mbyllje të dytë ose shtim pjesor të masave të sigurisë. Televizioni “Top Channel” publikoi dje një sondazh, ku sipas të cilit 64% e qytetarëve shqiptarë duan një izolim të dytë dhe menjëherë pas tij erdhi paralajmërimi nga ISHP. Nga qyteti i Kukësit, shefja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino, teksa ishte e pranishme pasi dje nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha në këtë qytet, u shpreh se situata e Covid në vend është shumë shqetësuese. Ajo tha se duhet të zbatohen me përpikmëri masat e përcaktuara për parandalimin e pandemisë. Bino bëri me dije se ulja e fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga Covid, ndërsa shtoi se të hënën mund të ketë shtim të masave izoluese. “Numri i personave të prekur është shqetësues. Situata po ndiqet dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Në fund të javës do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe të hënën tjetër do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë”, tha Bino. Shefja e ISHP nënvizoi faktin se duhet të evitohen grumbullimet dhe njerëzit të mos ulen shpesh nëpër kafene pasi janë burim infeksioni. Ajo theksoi se nëse masat e marra respektohen sipas saj mund të ketë vend për përmirësim të situatës nga pandemia. “E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin, por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen”, tha ajo.

Mjekët kërkojnë izolim

Përveç strukturave të shtetit edhe mjekët kanë nisur të trumbetojnë mbylljen e vendit. Mjekët i kanë bërë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente duke mbyllur shkollat, lokalet dhe transportin publik. Sipas tyre, Shqipëria është në situatën më kritike nga pandemia e Covid-19 dhe se përhapja e koronavirusit dhe humbjet e jetëve janë në nivele alarmante. Një mjeke në sistemin privat e cilëson të paprecedentë vendimin e Komitetit Teknik për të mos ndryshuar masat. Kirurgia L. Shosha tha për “A2” se duhet të mbyllen disa shërbime dhe fundjavat të jenë karantinë. Sipas saj, spitalet janë tejmbushur ndërsa mjekët janë të lodhur dhe të mbingarkuar.

Pandemia vë në vështirësi partitë

Vendi ndodhet 2 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa situata nga pandemia duket se nuk po njeh përmirësim. Mesa duket pandemia do të ndikojë në fushatën e partive pasi për shkak të pandemisë për të mos lejuar përhapjen e Covid, grumbullimet janë të ndaluara. Teksa ekspertët janë duke paralajmëruar për një mbyllje të dytë kjo pritet që të godasë fushatën e partive politike në vend dhe sidomos të opozitës. Me shtimin e masave për të parandaluar Covid-19, pritet që opozita të jetë ajo e cila mund të dëmtohet më shumë, pasi duket të ketë më shumë angazhim për të shpalosur programin e saj. PS kërkon votat që ka dhe nuk i duhen votues shtesë, por opozita duhet të punojë më fort që të bindë skeptikët dhe në kushte izolimi do ketë shumë të vështirë. Ndërsa në fushatat e mëparshme ka pasur mitingje dhe grumbullime këtë vit këto do ua lenë vendin takimeve me pak njerëz. Shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit në pranverë, ndërkohë për herë të parë votohet jo vetëm partia politike, por edhe kandidati. Edhe pse fushata elektorale ka nisur para kohe zyrtarisht ajo nis më 26 mars.

Më të lexuarat