BREAKING NEWS

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni konfirmon: "Imazhe autentike", këtu janë alienët

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni
x

Politike

‘Vendi i presidentit vakant’, Topalli godet Metën: Ja frika që ka ai nga Rama dhe Basha!

‘Vendi i presidentit vakant’, Topalli godet Metën: Ja frika

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, i ka cilësuar treshen Basha, Rama, Meta si "3 elefant" të politikës, prapa së cilëve qëndrojë grupe të fortësh.

"Është një fushatë atipike se jetojmë në një kohë jo normale dhe ka ndryshuar në shfaqjen e fushatës, atipike se kanë mbizotëruar 3 persona, jo 3 parti, ndryshe se ka një përpjekje për të hyrë në skenën politike shqiptare lëvizje të reja, duke patur përballë 3 elefant me grupe të fuqishme ekonomike dhe grupe të të fortësh. Ato kanë pushtetin ekonomik dhe politik, herë në sipërfaqe dhe herë në mënyrë të fshehur këtë e dinë të gjithë, kam folur në parlament prej 7 vitesh, për një fenonim që ka krijuar një përshtjellim të të tërë. Lëvizja për Ndryshim e ka pasur të qartë që në fillim që ka qenë një sfidë, po dhe politika ka vështirësitë e veta dhe po nuk bëre beteja nuk mund të shpresosh për ndryshim. Bëhet fjalë për Ramën, Bashën dhe Meta", tha Topalli.  

Ajo ka komentuar edhe raportin mes kësaj 3-je.

"Meta merr pjesë në zgjedhje dhe këtë e dinë të gjithë, vendi i presidentit është vakant se presidenti është në fushatë dhe nuk e fsheh këtë. Drejton LSI, 3 kryetarët dyshojnë për njëri-tjetrin. Rama dyshon që Lulzim Basha me të cilin ka bërë një marrëveshje, do që të ketë thyerje mes Bashës dhe Metës, Meta dyshon që Basha do të hyjë në qeveri me Ramën. Po ndodh ajo që Rama ka thënë se kjo është një lojë shahu", shtoji ajo.

Më të lexuarat