
Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

Frikë nga një ofensivë ukrainase, Putin merr vendimin urgjent

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH aksion ‘blic’ në Nikël, 100 efektivë dhe dronë vihen në lëvizje

Tensionohet situata/ Rusia kërcënon Britaninë: Nëse furnizoni Ukrainën me armë...

Mbetet mister vdekja e 4 rusëve në Golem, Prokuroria merr vendimin e papritur

“Vendi po shndërohet në laborator eksperimental”/ Sali Berisha akuzon qeverinë dhe shpërthen ndaj Ramës: Si Çubrilloviçi po vrisni nënat shqiptare me numrin më të ulët të lindshmërisë e çoni vendin drejtë…

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të kundërshtojnë politikat e regjimit që synojnë shkatërrimin e vendit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se opozita do të punojë që shqiptarët të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
“Ky vend po shndërrohet në një laborator eksperimental. Me shpejtësi të rrufeshme po aplikohet doktrina e shkatërrimit të familjes, të cilës ne më shumë se çdo gjë i detyrohemi ekzistencës tonë kombëtarë. Këta kërkojnë t’ja vrasin nënën shqiptarëve. Lindshmëria ka rënë në mënyrë dramatike”, tha Berisha.
Pjesë nga deklarata:
Mafia këtu është omnipotente. Merrni rastin e fundit, vriten njerëz të pafajshëm. Por brenda është mafia. Dhe ka një ngushëllim, që sot rendi është më i mirë se kurrë.
A ekziston drejtësia? Drejtësia nuk ekziston. George Soros ia doli të shkatërrojë sistemin e drejtësisë, t’i presë këtij shteti shtyllën kurrizore.
Pra, kishte një siguri për qytetarin. U rrënua sistemi i drejtësisë, u privuan qytetarët shqiptarë nga e drejta e një procesi të drejtë gjyqësor, u përdor një propagandë e neveritshme kombëtare dhe ndërkombëtare për t’iu servirur shqiptarëve dështimin për sukses.
Sot del që ai ishte procesi kombëtar dhe ndërkombëtar më i korruptuar, ndër më të korruptuarit në Europë. Sot një shqiptar duhet të presë 10 deri në 20 vite për të marrë një vendim në drejtësi. Kjo nuk është drejtësi.
Këto kishte parashikuar Çubrilloviçi, t’i mërzisim që të marrin autobusët dhe të ikin. Nuk është vetëm pasiguria. Nuk ka njerëz më të vjedhur dhe më të mashtruar se shqiptarët sot. Ndodhi me shpejtësi një rrokullisje në paga dhe pensione. Shkoni në rrethe, në Mat, Mirditë, Pogradec, Përmet, çfarë do gjeni aty? Do gjeni kohë të ndaluar, zona të braktisura, pa investime, popullatat në largim. Sepse ai që quhet zhvillim rural dhe që është kushti më themelor i shndërrimit në një vend të zhvilluar, ai ndaloi. Ky regjim po sillet ndaj tyre më keq se një pushtues.
Pra, jemi në kushtet e kalkulueshme. Po bizneset, çfarë ndodh? Ose duhet të dorëzohen dhe të bëhen socialiste, ose ekzistenca e tyre është e pamundur. Mafia ka penetruar në çdo qelizë. Merrni Tiranën, ka treguesin më të lartë në Europë për ndërtimet. Në çdo vend të botës, kjo do nënkuptonte çmime të arsyeshme, por të tretat më të lartat në Europë. Janë më të lira në Budapest dhe Bruksel se në Tiranë.
Ndaj nga të mos largohen kur nuk blen dot një shtëpi? Të shkojmë atje se të paktën marrim një strehë.
Kjo është politikë e një gjenocidi që ushtrohet ndaj shqiptarëve. Çdo komb që gjendet para gjenocidit, duhet të reagojë.
Më të lexuarat


Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”/ Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Mori bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu rendit arsyet e fitores në 14 maj
