
Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen në mbledhje grupi për spastrime, kryeministri i pakënaqur me shumë emra

‘Vendi rrezikon trazira’ Jozefina Topalli del me paralajmërimin e fortë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020
Sot, u regjistrua në gjykatë forca “Lëvizja për Ndryshim”, e cila drejtohet nga Jozefina Topalli.
Teksa ka folur për situatën pandemike, ish-kryeparlamentarja vuri theksin edhe tek problemet e tjera me ta cilat përballen qytetarët shqiptarë, siç është largimi i të rinjve nga vendi dhe varfëria.
“Asnjëherë gjatë kësaj periudhe nga 97’ nuk ka ndodhur që vendi jonë ta ketë 43% varfërinë ekstreme, që 43% e popullsisë tonë jetojnë me më pak se 5$ në ditë. Kjo është një shifër e frikshme për çdo politikan në qeveri apo në opozitë, do t’i bënte pyetjen vetes se pse e lamë që ky vend të rrëshqasi deri në pikën që duket se është buzë greminës, duke i lënë vendit tonë vetëm dy rrugë. Rruga e parë që është rruga më e frikshme dhe më e rrezikshme që mund të çojë në destabilizim të vendit, sepse kur ke një vend me gjysmën e popullsisë që jetojnë në varfëri ekstreme sigurisht që ai nuk ka asgjë tjetër për të humbur se për t’u ngritur dhe për të fshirë çdo gjë që gjen përpara, por kjo do ishte një kosto e pallogaritshme dhe kriza do të merrte përmasa akoma dhe më të frikshme, dhe rruga e dytë rruga për të votuar një alternativë tjetër.”
Nga ana tjetër, Topalli tha se “Lëvizja për Ndryshim” lindi si nevojë për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë, sepse ka shumë nga shqiptarët të cilët nuk bien dakord me mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Rama, nuk e pranojnë partinë e Metës dhe nuk kanë besim tek Lulzim Basha.
“Po përmend tre emra për faktin se të gjitha zhviillimet politike kanë çuar në një mënyrë tjetër të sjelljes politike nqs përpara jeta politike kishte theksin në dy apo tri forca poltike, ajo sot është monopol i tre emrave, dhe pikërisht për të larguar këto tre kryetarë është e nevojshme që të kemi një alternativë të re dhe Lëvizja për Ndryshim vjen si mundësi dhe si alternativë që i jepet qytetarëve nëse ato nuk bijnë dakord me tre emrat të cilët deri tani kanë mbajtur peng vendin, dhe e kanë çuar në këtë situatë ekonomike dhe politike, pasigurie dhe pabarazie vendin, si prej 20 vitesh.”-tha Topalli.
Më të lexuarat


Përplasje në selinë blu? Mediu zbulon vendimin që ka marrë: Negociatat s’bëhen në “shtëpi”. Ja për çfarë duhet t’më bindë Basha

“Ua dinë me fakte dhe prova”, Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’: Këta politikanë janë të skeduar! Ja kush është tmerri i tyre!

Investoi që nga viti ’91 në një fond pensioni/ BIRN zbulon rritjen e pasurisë së ish-ministres së njohur të kabinetit të Ramës!

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, ministri Dendias trondit Shqipërinë: Ja sa kilometra katrorë territor marrim

I shqetësuar për shkrirjen e LSI, Presidenti Meta nis fushatën elektorale dhe i dërgon mesazhin e koduar Ramës: Kjo është detyrë primare e qeverisë! (VIDEO)

“Tirja e qeverisë iu ka marrë paratë familjeve shqiptare”, Basha reagon ‘flakë për flakë’ pas Ramës dhe zbulon komunikimin e rëndësishëm me përfaqësuesit e BE

Basha i besoi një qark të rëndësishëm, Spaho prezantohet me strukturat e PD: Detyra e re, vendim kolegjial. Dalim forcë e parë në 25 prill. Vjen edhe reagimi i Ervin Salianjit

“Nuk hesht për atë që na takon”, kryeministri Rama iu përgjigjet akuzave dhe reagimeve për BE: E ça thashë unë? Mos të hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi?!

“Mos e ushqeni popullin me konspiracione idioteske”, Rama i kthehet gazetares dhe flet për çmimin e vaksinës Pfizer: Paratë s’mbulohen nga sekreti, mund t’i shikoni!

“Ç’është kjo ndërhyrje”, Rama acarohet nga pyetja e gazetares dhe i kthehet gjatë konferencës ‘live’: Më kujton se kush jam unë?
