Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Vendimet s'merren me kushtetutë në dorë dhe shqiponjë në gjoks!”, Ulsi Manja kap ‘mat’ Metën dhe nuk i lë gjë pa thënë: Akt individual!

Postuar: 13/06/2019 - 12:16

Deputeti i PS Ulsi Manja tha sot nga seanca e Kuvendit se veprimi i presidentit Ilir Meta nuk është kushtetues dhe nuk ka asnjë fuqi mbi datën e zgjedhjeve.

"Shumë fjalë dhe qëndrime me kushtetutë në dorë dhe shqiponjë në gjoks po mbahen mbi çështjet e zgjedhjeve. Por presidenti ka një detyrë juridike ndaj procesit zgjedhor. Në përmbajtjen e presidentit vlojnë argumentet politike dhe jo juridike. Rolet e tij nuk pajtohen me arsyetimet që ai sjell. Dekreti vendos për një çështje kushtetuese. Zbatimi i tij merr natyrë administrative. Të gjithë organet shtetërore dhe institucionet e zbatojnë kushtetutën pasi e kanë detyrim. Organet e mandatuara për zhvillimin e zgjedhjeve janë të detyruara që të zbatojnë detyrimet e tyre brenda kushtetutës. Presidenti ka të drejtë vetëm të caktojë datën e zgjedhjeve. Kompetenca e tij në këtë të drejtë përfundon me një akt individual. Një akt juridik nuk të revokohet, vetëm në rast se mund të zgjidhin pasojat. Por argumentet që presidenti solli për të anuluar zgjedhjet nuk qëndrojnë. Thonë se presidenti ka në dorë datën e zgjedhjeve por nuk thonë se zhdekretimi nuk sjell asgjë. Kemi të bëjmë me një akt të paqenë. Zgjedhjet janë në 30 qershor dhe çdo shmangie e tyre është shmangie e kushtetutës", tha Manja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:30

Çfarë do të ndodhë më 30 qershor? A do të ketë zgjedhje dhe a do të ulen palët sa nuk është vonë në një dialog?

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, k

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten

Postuar: 19/06/2019 - 12:56

Nënkryetari i bashkisë Kamëz , Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e sh

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arr