Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi i KQZ për komisionerët/ Reagon LSI dhe zbulon skenarin e 30 Qershorit

Postuar: 23/05/2019 - 15:17

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama  ka komentuar vendimin e sotëm të KQZ-së duke e cilësuar një shkelje të radhës nga mazhoranca dhe dëshmi se 30 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh.

Nga selia e LSI, Luan Rama theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit është sot më shumë se kurrë detyrë për t’i dhënë qeverisë që po zhytet në krimin e radhës, ndal.

“Maxhoranca në ilegjitimitet të plotë, në shkeljen e radhës. Dëshmon se 30 qershori nuk do jetë ditë dhe datë zgjedhjesh në Shqipëri. Me këtë veprim dhe sjellje që po demonstron maxhoranca dhe qeveria, po konfirmon se duke qenë produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara njësoj si bandat e krimit kërkon të mbulojë gjurmët e krimit me krimin e radhës.

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit, revolta dhe mosbindja qytetarë e vendosmëria qytetare për të mos lejuar të zhvillohet farsa e radhës është sot më shumë se kurrë detyrë, përgjegjësi dhe angazhim qytetar  e patriotik për t’i thënë ndal të keqes, ilegjitimitetit të zgjedhjeve, për t’i thënë qeverisë ndal që po zhytet në krimin e radhës”, theksoi Luan Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:15

Zv/ kryeministri Erjon Braçe premtoi se ditën e mërkurë qeveria do të miratojë një VKM e cila parashikon që çdo familjeje që i është shembur banesa nga tërmeti dhe do ta ndërtojë, lejen dhe projektin do ta ketë fala

Postuar: 22/09/2019 - 17:56

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u fut në Parlament disa muaj më parë, duke

Postuar: 22/09/2019 - 17:37

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duh

Postuar: 22/09/2019 - 17:24

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së

Postuar: 22/09/2019 - 17:18

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Shtabin e Emergjencave në Bashkinë

Postuar: 22/09/2019 - 16:59

Ministrja e Financave dhe Ekonimisë Anila Denaj deklaroi se qeveria shqiptarë është e gatshme të

Postuar: 22/09/2019 - 16:34

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se lëkundjet s