BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Ngjela e cilëson goditje ndaj stabilitetit politik, Spahiu akuza të forta Albin Kurtit

Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Ngjela e cilëson goditje ndaj

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit ka shkaktuar debate dhe reagime edhe në Tiranë. Për avokat Spartak Ngjelën ky vendim është ilegjitim dhe një goditje ndaj stabilitetit politik në Kosovë. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, avokat Ngjela deklaroi dje se është absurde që Lëvizja Vetëvendosje që përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës të privohet të qeverisë nga një vendim korruptiv i gjykatës, ndërsa theksoi se ky veprim çon ujin në mullirin e Rusisë dhe Serbisë. “Gjykata Kushtetuese e Kosovës, bëri një gabim historik: goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror. Por nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi. Janë naivë: ku mund të privohet një mazhorancë popullore me një vendim gjykate që nuk thotë dot asgjë teorike! Por, a do ta lejojë shumica popullore të funksionojë një Parlament që ecën me paterica korruptive të pakicës popullore? Kurrë; se në një shtet demokratik nuk privohet dot nga pushteti politik mazhoranca popullore. Kjo do të ndodhë dhe në Kosovë. Sepse, nëse masa kompakte popullore e rrethon Kuvendin e Kosovës që në mbledhjen e parë të tij, të nesërmen do të shkohet domosdoshmërisht në zgjedhje të reja. Çdo krizë në demokraci, sheshohet ose me kompromis, ose me zgjedhje”, deklaroi ai. Megjithatë, pavarësisht vendimit që i jep të drejtë presidentit Thaçi dhe i hap rrugë krijimit të qeverisë nga LDK dhe AAK e Nisma, avokat Spartak Ngjela paralajmëron se Kosova do të ketë krizë dhe se sipas tij, shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli mazhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja. Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjendje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesional quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non - kushti pa të cilin - domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj gjykate, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal. Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet”, nënvizoi Ngjela.

Reagon Spahiu

Nga ana tjetër ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Kosovës legjitim, të drejtë dhe që duhet të merret shembull nga politika shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, zoti Spahiu theksoi se ky vendim shëndosh politikën kosovare dhe mbyll çdo shteg për vendet apo edhe aktorët vendas që kërkonin të shfrytëzonin situatën për të destabilizuar Kosovën. Sipas tij, partia e Kurtit është pakicë tanimë referuar rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Sot Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin: Kosova duhet të qeveriset nga shumica parlamentare dhe nuk është nevoja për zgjedhje të parakohshme. Për të gjithë tifozët politikë të partive në Tiranë apo Prishtinë po jap disa argumenta pse vendimi i Gjykatës së Kosovës ishte kushtetues, legjitim, historik dhe leksion për kokat e nxehta në Tiranë dhe Prishtinë: Sepse me këtë vendim mbyllet çdo hapësirë për destabilizimin e Kosovës. Për ta sqaruar për të gjithë qytetarët që s’kanë njohuri juridike. Një vendim i kundërt mund ta linte Kosovën 10 vjet pa qeveri. Pra nëse do shkohej në zgjedhje, dhe rezultati nëse do ishte sërish që asnjë parti nuk arrinte 51% do duhej sërish zgjedhje, sërish zgjedhje, sërish zgjedhje pa limit; Sepse shtetin e qeverisin shumicat dhe jo pakicat; Vetëvendosja ishte votuar 26% dhe zyrtarisht 74% konsiderohen kundër saj”, deklaroi ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Më të lexuarat