Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Politike

Vendimi i MSH arrin qëllimin, tregtimi i maskave kthehet në biznesin më fitimprurës në vend, importi i tyre arrin në 4 milionë euro

Vendimi i MSH arrin qëllimin, tregtimi i maskave kthehet në biznesin

Tregtimi i maskave është kthyer në një biznes fitimprurës në Shqipëri, ku importi i tyre arrin deri në 4 milionë euro. Që me shpërthimin e pandemisë në vend, maska është kthyer në një mjet të domosdoshëm për gjithsecilin, por pas vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim në ambientet e mbyllura, kërkesa për to është rritur edhe më shumë. Dyshimet ishin e vendimi MSH ishte pikërisht për të nxitur tregtinë e maskave dhe faktet tregojnë se ja ka dalë. Pak muaj më parë rrallë ndodhte që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që të ndaloheshe të hyje pa maskë në supermarket. Ndërkohë që sot, blerja e një maske është kthyer në një nga blerjet kryesore pasi në asnjë ambient të mbyllur nuk të lejojnë pa to. Kjo si pasojë e masave të qeverisë, pasi nëse do të hysh në supermarket, bankë, apo në një ambient të mbyllur, nuk mund të futesh pa maskë, dhe kjo ka bërë që njerëzit të blejnë maskën qoftë edhe për përdorim disa sekondësh, për të përfunduar një blerje, apo për të mbyllur një punë në bankë. Shumica e njerëzve kanë nisur ta përdorin maskën si një mjet për të përfunduar një punë në supermarket, më shumë se sa si një mjet mbrojtës nga virusi. Por duket se nga kjo kërkesë është ngritur një biznes i ri.

Maskat janë kthyer në biznes

Sipas disa të dhënave nga Drejtoria e Doganave, vërehet se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, përpos importeve të ardhura nga jashtë për maska, në prodhimin e tyre janë investuar dhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh, të cilët kryesisht i kanë eksportuar prodhimet e tyre. Ajo që u vu re gjatë kësaj periudhe, është se kompanitë u përshtatën me shpejtësi me Covid-19, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme, me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë. Ajo që vihet re tanimë është se, me pandeminë, kohëzgjatja e së cilës ende nuk dihet, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maskë pëlhure jo mjekësore është minimale. “Market Study Report” në një studim të fundit, ka nxjerrë në pah se, deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë. Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritje të fortë deri në fund të vitit 2020, raporton “Monitor”.

Tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pak kohë më parë, gazeta bëri një verifikim të të gjithë tenderave që janë dhënë muajt e fundit nga institucionet shtetërore dhe sidomos nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo që binte në sy ishte se janë vetëm 3-4 kompani kryesore në vend që dalin më të fituara. Në datë 21 Korrik, Ministria e Shëndetësisë shpalli një tender për materiale mbrojtëse për mjekët. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 6 miliardë lekë të vjetra. SPAK ka nisur një hetim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për tenderat e parë që ka dhënë ajo në fillim të pandemisë. Hetimet nisën edhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo pas akuzave të PD.

Më të lexuarat