Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi i Parlamentit holandez për vizat, Knut Fleckenstein zbulon prapaskenat e rënda për politikanët shqiptarë

Postuar: 24/04/2019 - 23:57

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët.

Eurodeputeti gjerman gjykon se kjo është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.

“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”, shprehet Fleckenstein për “TemA”.

I pyetur se si do të ndikojë ky vendim në procesin e hapjes së negociatave, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë.

“Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar”, nënvizon eurodeputeti Knut Fleckenstein.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 16:47

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Arben Ahmetaj përmes një fjale të gjatë në Parlament e vuri theksin tek Ligji i ri për trajtimin financiar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve.

Postuar: 23/05/2019 - 16:43

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pasi KQZ i rrëzoi kandidatin për bashkinë e B

Postuar: 23/05/2019 - 16:35

Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, në të cilën u prezantua raporti i Institutit të Studimeve t

Postuar: 23/05/2019 - 16:29

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit iu dha sërish

Postuar: 23/05/2019 - 16:28

Në një intervistë për Deusche Welle ish-ministri gjerman Schëarz-Schilling thote se opozita e sot

Postuar: 23/05/2019 - 16:22

 Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar nga Korça letrën e dytë të kryeministrit Edi

Postuar: 23/05/2019 - 16:03

Deputeti i kuvendit, Kujtim Gjuzi iu bashkua sot protestës së minatorëve, të cilët ishin mbledhur