BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Politike

Vendimi i qeverisë, Rama shkarkon zv/ministren e Turizmit, Denar Biba zëvendëson Juliana Latifin në ekipin e negociatorëve me BE

Vendimi i qeverisë, Rama shkarkon zv/ministren e Turizmit, Denar Biba

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga Këshilli Ministrave, ndërsa është publikuar në Fletoren Zyrtare. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017, ndërsa në vendim nuk bëhen të ditura arsyet e shkarkimit. “Në  mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 2, të  nenit  6, të ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003, “Për organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”, me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi,  zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim. Ndërkohë, sa i takon këtij vendimi, dje ka reaguar në rrjetet sociale edhe zonja Ornela Çuçi, e cila falënderon kryeministrin Edi Rama që pranoi lirimin nga detyra, duke thënë se ishte kërkesë e saj që të ishte e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Teksa shpreh falenderim për kryeministrin Edi Rama që i besoi detyrën në 5 vite shërbimi si zv/ministre e Turizmit, thotë se do të vazhdojë të jetë një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon. Ndër të tjera, ajo nuk jep asnjë sqarim përse kërkoi lirimin nga detyra. Nga ana tjetër, pasi largoi Zef Mazin dhe e zëvendësoi me Majlinda Dhukën në postin e kryenegociatores, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër zëvendësim në ekipin negociator me Bashkimin Evropian. Sipas vendimit të Qeverisë, i cili tashmë është miratuar në Fletoren Zyrtare, nga ekipi negociator është larguar Juliana Latifi dhe është zëvendësuar me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. “Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime: i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”; ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”, thuhet në vendim. Vendimi i qeverisë u mor më 25 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.