Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi për negociatat/ Mesazhet që priten nga presidenti i KE gjatë vizitës në Tiranë

Postuar: 15/09/2019 - 17:16

Teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim nga vendet europiane për hapjen e negociatave të anëtarësimit në samitin e Tetorit, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk do të vizitojë javën e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari i lartë i BE-së pritet të vizitojë Tiranën të martën e 17 Shtatorit, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Pjesë e këtij turi është edhe vizita e tij në Shkup. Ai pritet të përcjellë një mesazh pozitiv për hapjen e negociatave për të dy vendet.

Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze Vijesti, komisioneri europian për Zgjerimin në largim Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negoicatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet t’a shpërblejë.

“Jam krenar për reformat që janë realizuar në Shqipëri, veçanërisht me procesin e Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, që ka ngritur një themel të ri në procesin gjyqësor dhe mund të shërbejë si model për të tjerët. Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria meritojnë hapjen e negoicatave të anëtarësimit”.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Hahn vlerëson marrëveshjen e Prespës që i dha fund mosmarrëveshjeve disa dekadëshe me Greqinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 14:08

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të rëndë për të gjithë klasën politike.

Postuar: 21/10/2019 - 13:59

Deputetja, Rudina Hajdari, shkruan në mediat sociale se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në

Postuar: 21/10/2019 - 13:35

Nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat q

Postuar: 21/10/2019 - 12:58

Lideri demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë sot në selinë blu aleatët e tij.

Postuar: 21/10/2019 - 12:22

Pasi bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, presidenti francez Emmanuel Macron) prite

Postuar: 21/10/2019 - 12:03

Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku ndër të tjera përmendi