Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Vendimi, pasuria fundosi gjyqtarin Idriz Mulkurti, nuk justifikoi shumën prej 1.400.000 lekësh për shkollimin e djalit në Londër

Vendimi, pasuria fundosi gjyqtarin Idriz Mulkurti, nuk justifikoi shumën

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Idriz Mulkurti u shkarkua disa ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit të KPK, ai u fundos nga pasuria e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e plotë për të dhe ajo që bie në sy është fakti se për Mulkurtin janë gjetur probleme vetëm për kriterin e pasurisë. Sa iu takon aftësive profesionale dhe integritetit të figurës, ai ka rezultuar i pastër. Një nga problemet e gjetura nga KPK për pasurinë e gjyqtarit e që mund ta veçojmë është mos-justifikimi i shumës prej 1 milion e 400 mijë lekësh, të paguara për shkollimin e djalit të tij në Londër. “Nga hetimi është konstatuar se në datën 18.6.2018, subjekti ka kryer derdhje kesh në llogarinë e tij bankare në “Raiffeisen Bank” në vlerën 1.410.000 lekë, me përshkrimin “Derdhje nga I. Mulkurti, kursime për studimet e djalit jashtë vendit, deklaratë”. Subjekti ka deklaruar se kjo shumë është derdhur në llogarinë e tij bankare si pakësim i gjendjes kesh në banesë, të deklaruar në deklaratën “Veting” dhe se burimi i tyre janë kursimet familjare të deklaruara ndër vite. Nga analiza financiare për periudhën 2003 – 2016 (periudha e deklarimit) duket se subjekti

nuk ka pasur mundësi të krijojë me burime të ligjshme shumën kesh prej 1.500.000 lekësh, të

deklaruar në deklaratën “Veting”, por vetëm shumën prej 85.485 lekësh”, thuhet në vendim. Pasi mblodhi të gjitha informacionet e nevojshme, KPK ka kryer edhe një analizë financiare për Idriz Mulkurtin, nga ku ka rezultuar se gjyqtari nuk e justifikon shumën e paguar për shkollimin e të birit. “Nga analiza financiare e viteve 2017 – 2018, duket se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme të mjaftueshme për të justifikuar shpenzimet si dhe shtesën në kursime për vitin 2017 dhe 2018 ku rezulton një diferencë negative prej -37.012 lekë për vitin 2017 dhe një diferencë negative prej 1.414.722 lekë për vitin 2018, të pajustifikuara me burime të ligjshme, në total rezultati negativ për periudhën 2017 – 2018, është në vlerën 1.451.734 lekë”, thuhet në vendim.