BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Politike

Vendimi për të mos hapur negociatat për Shqipërinë, kryeministri grek: Mbështesim rrugën europiane! (Zbulon parakushtin)

Vendimi për të mos hapur negociatat për Shqipërinë,

“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse e shndërron perspektivën në një faktor stabiliteti në rajon, por edhe sepse është një levë demokratike për modernizimin e nevojshëm të fqinjëve tanë dhe për zgjidhjen e çështjeve tona bilaterale”, kështu është shprehur kryeministri grek, Mitsotakis.

“Unë ende besoj se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për vendin tonë. Unë votova kundër, por sinqerisht i paralajmërova grekët se çfarë nënkuptonte nënshkrimi i saj. Por nuk do ta fyej edhe pse të tjerët e kanë nënshkruar.

Unë as nuk do ta ekspozoj vendin në aventura. Pa rrezikuar destabilizimin më të vogël, ne do të monitorojmë nga afër detyrimet e fqinjëve tanë, pajtueshmërinë e fqinjëve tanë me detyrimet e tyre.

Si me të gjithë, me Shqipërinë, ne kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Sidoqoftë, parakushti për përparimin e përbashkët në rrugën evropiane të Shqipërisë është respektimi i pakicës greke dhe të drejtat e saj" tha ai pas vendimit për të mos hapur negociatat me dy vendet fqinje, pasi Franca vendosi veton duke kërkuar më parë reformimin e BE-së dhe më pas zgjerimin.