
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

VENDIMI / Veliaj fiton tjetër betejë ligjore, KQZ rrëzon dhe kërkesën e dytë të LSI për aktivitetet e Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shënuar fitoren e dytë ligjore ndaj LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të rrëzojë pretendimet e LSI për vizitat e kryebashkiakut dhe të Kryeministrit Edi Rama në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në vendimin e firmosur nga Komisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se nuk konstatohen elemente të shkeljes së dispozitave të Kodi Zgjedhor dhe nenit 3 të vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator në KQZ.
“Nga verifikimi i fakteve dhe rrethanave rezulton se, këto aktivitete me karakter publik janë raportuar në ndërfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas datave referuar informacionit të dhënë nga Bashkia Tiranë, përpara datës së planifikuar të zhvillimit të tyre dhe në respektim të kufizimeve të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 9/2020 Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Referuar denoncimit të mësipërm, këto veprimtari të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, nuk përmbajnë fakte apo rrethana që mund të provojnë se janë veprimtari të ndaluara në kuptim të përkufizime të veprimtarive të ndaluara të përcaktuara në nenin 3 të vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator”, thuhet në vendimin e KQZ-së.
Më herët, Veliaj fitoi një tjetër betejë ligjore në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve pas kërkesës së LSI për të ndalur dorëzimin e shtëpive të reja të rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Më të lexuarat


Floriana Garo del me mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve: 25 prilli, dita më kritike në historinë e Shqipërisë!

“Ajo nuk ishte ndër më të mirat në grupin e saj, e quanin të marrë”, kryeministri Rama befason me ato që tregon për artisten e madhe shqiptare: Pa një ëndërr me sy hapur dhe...(E PLOTË)

“Për mua ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë”/ Rrëfehet Edi Rama, tregon momentin tragjik të jetës: Ka më shumë se një vit që nuk qesh, që nga ajo datë e deri më sot unë asnjëherë nuk arrij të...

“Më tha se për momentin nuk ka, por…”/ Kryeministri Rama zbulon si e bindi kreun e Pfizer për të siguruar vaksinat

“Më quajnë arrogant”, kryeministri Rama flet hapur dhe zbulon çfarë i thotë vetes së vet çdo ditë: Sot harrova të vesh atletet!

"Një nga ndjesitë më të bukura në jetën time"/ E mbuluar me shami dhe në xhaminë Al-Aqsa, ish deputetja e njohur e Kuvendit përcjell një mesazh të fuqishëm (FOTO)

Çfarë ndodhi? Kryeministri Rama ndërpret fjalën e tij gjatë takimit elektoral: Pak qetësi! (VIDEO)

“Më besoni, nuk është e lehtë të...”, Rama zbulon mesazhet që i dërgojnë miqtë në telefon, tregon ndryshimin që ka pësuar: Qysh nga momenti që mora lajmin se...

“LAJM I MIRË”/ Ylli Manjani del me deklaratën e fortë, ngre dyshimin mbi këto institucione: Hetimi nuk mund të kufizohet vetëm tek E-Albania!

“S’ia lëmë timonin një dordoleci në duart e Saliut dhe të Ilir Metës”, Taulant Balla del me mesazhin e prerë dhe i sfidon të gjithë politikanët: Jam i gatshëm të përballem me ...(VIDEO)
