Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetëm 24 orë para protestës, Duka bën deklaratën e papritur: Largimi i opozitës nga Parlamentin mund ta çojë vendin në dy drejtime

Postuar: 15/03/2019 - 13:27

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kreu i PAA, Agron Duka ka përcjellë mesazhin se partia që drejton, do të jetë në krah të gjithë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim.

Sipas Dukës, largimi i opozitës nga Parlamenti i ka dhënë krizës politike përmasa të tilla, që mund ta çojnë vendin në dy drejtime krejt të kundërta.

Reagimi i plotë:

Më pak se 24 orë na ndajnë nga protesta e të shtunës, ku edhe një herë bulevardi do të mbushet me qindra e mijëra shqiptarë. Edhe një herë, ne si PAA do të jemi në krah të gjithë atyre që kërkojnë ndryshim.

Largimi i opozitës nga Parlamenti i ka dhënë krizës politike përmasa të tilla, që mund ta çojnë vendin në dy drejtime krejt të kundërta dhe vetëm një hipokrit i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.

Drejtimi i parë është ai i rrezikut që pushteti aktual të bëhet edhe më total, duke kontrolluar të gjitha fushat e jetës politike, edhe ato pak hapësira që kishte në dorë opozita.

Drejtimi i dytë është ai i rimëkëmbjes së jetës normale të vendit, nëpërmjet një aleance të sinqertë të të majtëve, të djathtëve dhe të gjithë atyre që janë zhgënjyer nga ky sistem i padrejtë përfaqësimi. Një drejtim në të cilin nuk bashkohemi për të ndryshuar një qeveri, por për t’i dhënë fund pushtetit që gëzon jo vetëm falë kriminalizimit të politikës, por edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Zotimi i shumëpritur i opozitës për të zhbërë këtë sistem të përçudnuar është sot garancia e vetme që orët e zeza të shoqërisë sonë të marrin fund.

Si të gjithë ju, unë e dua vendin tim. Këtu kam mësuar nga im at profesionin e agronomit, këtu kam krijuar familjen time, miqësitë e mia, këtu kam zhvilluar pasionin për të qenë përfaqësuesi i përulur i të gjithë atyre që më kanë dhënë besimin në këto vite. Si i tillë, do të jem nesër me ju, për të kërkuar njëzëri realizimin e aspiratës të mohuar në këtë tranzicion të gjatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një sistem zgjedhor realisht demokratik, për një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, për një aleancë të sinqertë nëpërmjet të cilës të shërojmë plagët e një shoqërie të ndarë, të varfëruar dhe të harruar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr