Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Vetëm emri të ka ngelur, pasi mbiemrin ta kanë vrarë bash në oborrin e PD”/ Kreshnik Spahiu rrëfen çfarë i tha Rudina Hajdarit para se të krijonte grupin e demokratëve në Parlament: Ishin të komanduar Berisha dhe Meta (E PLOTË) 

Postuar: 14/10/2019 - 19:21

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka reaguar në profilin e tij në Facebook, për lajmin që Rudina Hajdari është shkarkuar nga posti i kryetares së Grupit Parlamentar Demokrat. Spahiu rrëfen se çfarë i tha Rudina Hajdarit para se të bëhej pjesë e grupit të ri parlamentar demokrat. Gjithashtu ai shton edhe se si opozita e re në Parlament është krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëpunim me Ilir Metën.

Statusi i plotë

Para një muaji Rudina Hajdari vizitoi zyrën private të Sali Berishës. Takimi nuk ishte publik dhe aspak transparent. Pa u zgjatur isha i bindur që nuk do zgjasnin disa javë që Rudina të binte në kurth, nga ato që vetëm Berisha di të inskenoj. Pas 2017 jam takuar vetëm një herë me Rudina Hajdarin. Ishte momenti kur nga Brukseli dhe Ëashingtoni ajo merrte mesazhet që mos digjte mandatin dhe krijonte një fraksion të ri opozitar. Folëm shkurt mbi situatën dhe mundësitë e njerëzve reformator që mund ta mbështesnin kauzën e saj.

U mundova të jem i prerë dhe ta kundërshtoja në projektin dhe idetë e saj duke e përmbledhur në një fjali:

“Ti Rudina duhet ndërtosh një strategji mbi dhe kundër të gjitha partove të vjetra dhe jo të bëhesh fraksion brenda PD”

U përpoqa ta bind që çdo tentativ apo fraksion brenda PD ka dështuar sepse ajo parti është biznes “shpk” e Sali Berishës dhe ky i fundit e ka hipotekuar. Ai do vdes duke e marr vulën e partisë me vete dhe Lulzim Bashën e ka vënë si figurant.

I rekomandova mos merrej me Lulzim Bashën sepse nuk është kryetar por të ndërtonte një grupim të ri me vajza dhe djem jashtë PD. Rudina këmbngulte që duhet bënte një grupim me deputet demokrat dhe ky ishte jo vetëm vendimi fatal i saj por dhe gabimi i mungesës eksperiencës. Rudina ishte ende e brishtë dhe kërkonte të krijonte grupin e saj me peshkaqen 30 vite në politik.

Rudina ende nuk e kishte kuptuar që vendet bosh në parlament po plotësoheshin nga listat me deputet  që i komandonte Berisha dhe Meta. Ajo nuk donte ta besonte këtë të vërtetë pavarësisht faktit që Partia Demokratike përjashtoi vetëm Rudinën për mos djegur mandatin dhe jo deputetët e tjerë që hyn në Kuvend. Sot po shoh në rrjetet sociale që kanë filluar proçedurat e shkarkimit të Rudinës dhe me kaq filmi mbaron. Këtu mbyllet edhe seria e fundit e telenovelës ndërkombëtarve që me naivitetin e tyre ëndërruan që dy peshqit e mëdhenj Meta dhe Berisha mund peshkohen dhe mbyllen në rezervat duke krijuar opozitën e re të drejtuar nga Rudina.

Ëashingtoni dhe Brukseli nuk arritën ta kuptojnë që Rudina nuk mund të bëj një ushtri me “Hajdar” sepse ata kanë qenë dhe janë kamikaz që shpërthejnë me telekomand nga dyshja Meta-Berisha!

Jo se ata kanë frikë Rudinën por kanë frikë nga reforma në drejtësi e cila pa votat e grupit Rudinës nuk mund të kalohet në parlament.

Ëashingtoni dhe Brukseli gabuan dhe krijuan iluzion që menduan se do i bējnë opozitë Edi Ramës me Rudinën dhe do asgjesojnë establishmentin e vjetër me grupimin e “Hajdarve”. Tani për hir të miqësisë 30 vjeçare më duhet ti dërgoj një SMS vajzës së Azemit.

“E dashur Rudina,Të pata paralajmëruar kujdes nga besë-prerët sepse tash vetēm emri të ka ngelur pasi mbiemrin ta kanë vrarë bash në oborrin e PD.

Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorën në prit babait tënd”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 23:59

Emërimi dje pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 23:47

Presidenti Ilir Meta theksoi se zgjidhjen e krizën e shikonte tek zgjedhjet e lira, por sipas tij

Postuar: 14/11/2019 - 23:23

Arben Malaj teksa komentoi betimin tek noterja gjyqtarja, Arta Vorpsi tha se është e papranueshme

Postuar: 14/11/2019 - 22:58

Presidenti Ilir Meta ende nuk e ka menduar se çfarë do të bënte nëse do dilte në “pension&r

Postuar: 14/11/2019 - 22:57

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i i

Postuar: 14/11/2019 - 22:40

Presidenti Ilir Meta thotë se Rama nuk është konsultuar me të për “Shengenin Ballkanik&rdqu

Postuar: 14/11/2019 - 22:28

“Parlamenti praktikisht është vetëshpërndarë për mënyrën si është.