BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Politike

‘Vetëm militantët budallenj nuk e kuptojnë’, avokati i njohur hedh akuzën e fortë ndaj kryedemokratit: Ja çfarë po planifikon Basha me Ramën për shqiptarët në 2021!

‘Vetëm militantët budallenj nuk e kuptojnë’, avokati

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, planifikojnë të eksperimentojnë duke bërë zgjedhje në kohë pandemie.
Goxhaj tha se “vetëm militantët budallenj të PD-së nuk arrijnë ta kuptojnë një gjë të tillë”. 

Avokati gjithashtu tha se zgjedhjet mund të bëhen edhe me postë, si në SHBA.

“Këta janë bashkë për të na bërë zgjedhje në plandemi, mundësisht edhe me postë si në SHBA, vetëm militantët budallenj të Bashës nuk e kuptojnë. Jemi nga të paktat vende në europë që i bie vit zgjedhor. Ne do të jemi një nga eksperimentet më interesante edhe globale për vitin 2021, për t’i bërë zgjedhjet e mbyllura në shtëpi. 90% e shqiptarëve janë në gjumë dhe nuk shohin çfarë po bën Luli dhe Rama. Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të dy vegla të estabishmentit. Plani i këtyre është që edhe 1 milion shqiptarë që i kemi të ikin dhe të zëvendësohen nga 1 milion aziatikë”, tha Goxhaj për Fax News.