BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

“Vetëm tek ne ndodh kjo”, Astrit Patozi del me reagimin e fortë pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit dhe ka një sugjerim për ndërkombëtarët

“Vetëm tek ne ndodh kjo”, Astrit Patozi del me reagimin e

Ish-kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për qëndrimit që mbajti opozita dhe mazhoranca pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas Patozit, vetëm në Shqipëri ndodh që të dyja palët politike të “brohorasin me të njëjtën klithmë patetike triumfi” për të njëjtin tekst të vëzhguesve ndërkombëtarë.

“OSBE/ODIHR-i duhet të shpikë ndonjë gjuhë të veçantë për Shqipërinë, që të mos “përkthehen” kaq pacipësisht raportet e tyre për zgjedhjet tona. Ose të mos i botojnë fare dhe t’i mbajnë vetëm për përdorim të brendshëm. Sepse vetëm tek ne ndodh që të dyja palët politike të brohorasin me të njëjtën klithmë patetike triumfi për të njëjtin tekst të vëzhguesve ndërkombëtarë. Edhe pse reagimet për raportin e 25 prillit mund të jenë një rekord më vete i kësaj tradite tashmë të konsoliduar, në Tiranë kjo nuk i bën më askujt përshtypje.  Qeveria nxori mbrëmë Taulant Ballën të thotë se ky ishte lavdërimi më i madh i të gjitha kohërave për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa Luli nuk do të ishte shprehur aq i lumtur edhe sikur tekstin e raportit ta kishte shkruar Ivi Kaso. Sepse edhe ky i fundit nuk do të kishte guxuar t’i vinte titullin “masakër zgjedhore”. Mjafton kaq për të kuptuar se sa larg me të vërtetën dhe me publikun kanë shkuar dy partitë kryesore, të cilat mbajnë në këmbë kryetarokracinë në Shqipëri, njëra në pushtet dhe tjetra në opozitë.”, shkruan Patozi.

Në reagimin e parë pas raportit të OSBE-ODIHR, lideri i opozitës, Lulzim Basha theksoi se dokumenti mbështet argumentin e opozitës se zgjedhjet ishte masakër elektorale. Ndërkohë, ana tjetër, PS, përmes Taulant Ballës theksoi se raporti konfirmoi se 25 prilli ishte shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Më të lexuarat