BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Politike

"Vetëm vrer ke vjellë gjithë jetën", kapet 'mat' Sali Berisha: Nxirri paratë e vjedhura! Atë që i ke bërë ti Shqipërisë...

Tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit në Shqipëri iu mori jetën 51 personave, ndërsa me qindra banorë mbetën të plagosur apo pa një çati mbi kokë pasi banesat e tyre janë shkatërruar.

Kur kanë kaluar 13 ditë nga tërmeti i rëndë në Shqipëri që la pas 51-viktima, shumë shtete të huaja vijojnë të dërgojnë ndihma  për familjet e prekura pasi dëmet që la tërmeti janë shumë të mëdha.

Por pas gjithë kësaj fatkeqësie natyrore që preku Shqipërinë, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se kryeministri Rama vazhdon të bëjë propagandë dhe të mashtrojë qytetarët duke i lënë në baltë.

Kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Berishën dhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

Ata shprehen se Berisha po “kërkon” të ushqehet me fatkeqësitë dhe lotët e banorëve të ngelur rrugës, me shpresën se hidhërimi  dhe mbjellja e zisë, do t’i hapë atij rrugën për në pushtet.