Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Vetëvrasje politike”, Rama i dërgon mesazhin e fortë Metës: Bjeri murit me kokë!

Postuar: 25/06/2019 - 10:23

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur tërthorazi Presidentit Ilir Meta, i cili tha mëngjesin e sotëm se 30 qershori nuk ekziston si datë zgjedhjesh.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje.

Sipas tij, vendimi i opozitës për të mos u futur në zgjedhje është një vetëvrasje politike spektakolare.

“ Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën nga një anë tjetër, sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë, s’ia vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s’jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë.

Por do duhet vëmendje e madhe për të pasur proces të rregullt. Secili mund të zgjidhet, nëse dëshiron të paraqitet, pastaj secili në mendjen e vet do me u zgjedh apo jo. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Nuk ka shans të ndodhë kjo që thonë ata “unë nuk jam gati për ndeshje, ti s’do hysh në stadium”.

Ne shikojmë një rënie të kuponëve në këtë fazë. Kjo ka lidhje, sepse është klima e krijuar që me kurajo bjeri murit me kokë, shkel ligjin, etj. dhe kjo përhapet se çfarë mësimi u jep tjerëve. Një mision i politikës është të kesh edhe forcën e shembullit, po çfarë shembulli japin ata”, theksoi Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 10:57

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg në parim ka mbështetur propozimin francez për zgjerimin e BE-së, por me kusht që kjo të mos vonojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 19/11/2019 - 10:35

Pas afro një orë e gjysmë, ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me kryedemokratin Lulzim

Postuar: 19/11/2019 - 09:53

Pavarësisht përplasjeve, duket se të gjitha forcat politike kanë gjetur ‘paqe’ mes ty

Postuar: 19/11/2019 - 09:40

Kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me aleatët mbërritën rreth orës 09:00 në ambientet e Presidencë

Postuar: 19/11/2019 - 09:21

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas kthimit nga vizita në SHBA nuk ka preferuar të shkojë vetë d

Postuar: 19/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta ditët e fundit duket se është kthyer në një kopje të ish-kryeministrit Sali

Postuar: 19/11/2019 - 09:10

Bashkimi Europian i ka dhënë dje një goditje të rëndë presidentit Ilir Meta, sa i takon debatit p