BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vetingu demoralizon gjyqtarët, ulën dënimin e zyrtarëve të korruptuar pas nisjes së rivlerësimit, Ministria e Drejtësisë zbardh statistikat

Vetingu demoralizon gjyqtarët, ulën dënimin e zyrtarëve

Procesi i vetingut duket se ka demoralizuar sistemin e drejtësisë. Pak ditë më parë gazeta publikoi një shkresë që ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj, i drejtonte kryeprokurores Arta Marku, ku shprehej se me nisjen e vetingut rendimenti i hetimeve ka rënë. Por një gjë e tillë është vënë re dhe në sistemin gjyqësor. Gazeta ka siguruar një raport të Ministrisë së Drejtësisë, ku bëhet një përmbledhje e statistikave mbi gjykimet në të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, për veprat kryesore penale. Sa i takon fushës penale, ka një trend rënës gjatë 3 viteve të fundit. Ky trend vihet re dhe në luftën antikorrupsion. Edhe pse ndërkombëtarët kërkojnë që të dërgohen pas hekurave zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, gjatë vitit 2017, vit në të cilin nisi zbatimin dhe vetingu, ka një rënie të çështjeve të gjykuara. Nëse bëjmë një krahasim me vitet 2015 dhe 2016, vihet re një trend rënës i gjykimit i veprave që lidhen me korrupsionin. Në vitin 2015 rezulton se janë shpallur të pafajshëm nga Gjykatat e Shkallës së Parë 138 persona dhe janë dënuar 626 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë shpallur të pafajshëm 115 persona dhe janë dënuar 286 persona. Për vitin 2016 nga Gjykatat e Shkallës së Parë janë shpallur të pafajshëm 164 persona dhe janë dënuar 701 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë shpallur të pafajshëm 143 persona dhe janë dënuar 314 persona. Nga Gjykata e Lartë në këtë vit, janë shpallur të pafajshëm 6 persona dhe janë dënuar 2 persona.

Për vitin 2017 nga Gjykatat e Shkallës së Parë janë shpallur të pafajshëm 135 persona dhe janë

dënuar 570 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë shpallur të pafajshëm 177 persona dhe janë dënuar 315 persona. Nga Gjykata e Lartë janë shpallur të pafajshëm 10 persona dhe janë dënuar 16 persona, të gjithë të akuzuar për korrupsion. Sa i takon pastrimit të parave janë 21 persona të dënuar dhe vetëm 2 janë shpallur të pafajshëm.

Vitet e tjera

Nga të dhënat statistikore të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, rezulton se në vitin 2013, rezulton se janë gjykuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë 221 persona dhe janë dënuar 154

persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë gjykuar 126 persona dhe janë dënuar 100 persona. Në këtë vit, nga Gjykatat në rang Republike, janë gjykuar 347 persona dhe janë dënuar 254 persona. Nga të dhënat statistikore të mbledhura nga Gjykatat në shkallë Republike, rezulton se në vitin 2014, rezulton se janë gjykuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë 242 persona dhe janë dënuar 195 persona, ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë gjykuar 171 persona dhe janë dënuar 103 persona. Në shkallën e dytë të gjykimit, rezulton se në vitin 2013 janë dënuar 100 persona (një rritje prej 68 % në vitin 2017), vitin 2014 janë dënuar 103 persona (një rritje prej 67 % në vitin 2017), në vitin 2015 janë dënuar 286 persona (një rritje prej 9.2% në vitin 2017), në vitin 2016 janë dënuar 314 persona (një rritje prej 0.3% në vitin 2017) dhe në vitin 2017 janë dënuar 315 persona. Pra nga të gjitha shifrat shihet se Shkalla e Parë mbetet problem, sidomos në veprat që kanë të bëjnë me korrupsionin./ Kliti TOPALLI

Më të lexuarat