BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vetingu fundos gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, shkarkohet Marsela Balili, konfirmohet në detyrë kreu Sandër Simoni

Vetingu fundos gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, shkarkohet

Gjyqtarja Marsela Balili nuk arriti të provojë të kundërtën e konstatimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kriterin e pasurisë. Mëngjesin e djeshëm, Komisioni njoftoi gjyqtaren e përkohshme të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, se nuk konfirmohet në detyrë, pasi në seancën dëgjimore u relatua se Balili ishte në pamundësi për të justifikuar me burime të ligjshme një pjesë të pasurisë së saj. Nëse sjellim në kujtesë seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, trupa gjykuese bëri me dije se hetimi për gjyqtaren ka mbaruar vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa Balili nga ana tjetër kërkoi që KPK të riçelë hetimin për kriterin e pasurisë, duke depozituar prova të reja, gjithashtu, kërkoi të nisë hetimi për kriterin e figurës dhe aftësitë profesionale. Komisioni pranoi provat e gjyqtares dhe e njoftoi se ajo mund të japë sqarime për dy kriteret e tjera, vetëm nëse do të provojë të kundërtën e konstatimeve të gjetura në kriterin e pasurisë, por si duket, Balili dështoi në këtë pjesë.

Kush e fundosi gjyqtaren?

Dyshimet për gjyqtaren Marsela Balili u thanë që në nisje të relatimit, referuar raportit të ILDKP që kishte konstatuar se Balili ka bërë deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme, fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Ndërsa Komisioni nga hetimi konstatoi se për pasurinë apartament duplex, në Tiranë, blerë 125 mijë euro, ka mospërputhje të deklarimeve dokumentacionin e administruar, mungesë burimesh të ligjshme dhe përfitimin me një vlerë më të ulët nga ai i tregut. Për këtë gjetje, Balili u shpreh se mospërputhja ka ardhur për pasojë se duplex-i është dorëzuar me disa punime të brendshme të papërfunduara. Ndërsa lidhur me burimin e krijimit për pasurinë e sipërpërmendur, KPK konstatoi mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament pasi ka ndryshim të çmimit të akt-marrëveshjes me atë të akt-shitjes. Një pikë tjetër, është vlera 61 mijë euro, përfituar nga shitja e një apartamenti, vlerë të cilën Balili e ka deklaruar si pjesë të shlyerjes së kësteve për duplex-in. Për këtë, KPK konstatoi se gjyqtarja nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e apartamentit të shitur në vlerën 61 mijë euro. Probleme u konstatuan për mospërputhje deklarimi dhe mungesë burimesh për blerjen e një autoveture “Ford Fiesta”, për 4 mijë euro. Për dy llogari në emër të fëmijëve, KPK konstatoi mungesë burimesh, ndërsa Balili tha se janë krijuar nga dhuratat e familjarëve që nga lindja e fëmijëve.

Konfirmohet Sandër Simoni

Ndërsa kreu i përkohshëm i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion e kaloi me sukses procesin e vetingut. Dje, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Sandër Simonin, pasi u gjykua për të tre kriteret e rivlerësimit. Në seancën dëgjimore të së martës, Komisioni relatoi dy raporte të DSIK-së, ku si fillim konstatohej se gjyqtari ishte i përshtatshëm, ndërsa në një raport të dytë, ishte i papërshtatshëm, pasi dyshohej për lidhje me persona të inkriminuar. Por si duket, gjyqtari ka arritur të provojë të kundërtën e kësaj gjetjeje, duke u konfirmuar në detyrë. Lidhur me kriterin e pasurisë, Komisioni relatoi se nuk ka probleme. Gjithashtu, dhe raporti i ILDKP-së, nuk kishte konstatuar problematika në deklarimin e pasurisë. Por u konstatua se për çmimin e pasurisë apartament në Tiranë, gjyqtari e ka blerë me një çmim më të ulët se vlera e tregut. Por, KPK hetoi edhe për konflikt interesi me shoqërinë ndërtuese, duke mos gjetur asgjë.

Më të lexuarat