BREAKING NEWS

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i
x

Politike

Vetingu fut në kolaps edhe Apelin e Tiranës, shkarkimet dhe dorëheqjet boshatisin gjykatën, shumica e anëtarëve probleme me pasuritë

Vetingu fut në kolaps edhe Apelin e Tiranës, shkarkimet dhe

Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, drejt kolapsit po shkon edhe Gjykata e Apelit Tiranë. Shkarkimet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por edhe dorëheqjet e gjyqtarëve kanë bërë që kjo gjykatë të rrezikojë të “ulë qepenat”. Sipas ligjit, Gjykata e Apelit duhet të ketë në përbërjen e saj 31 gjyqtarë, por aktualisht Apeli ka mbetur me 13 gjyqtarë. Kjo ka bërë që për qytetarët të ketë më shumë vonesa në shqyrtimin e çështjeve të tyre. Por vakancat janë krijuar nga shkarkimet nga vetingu dhe dorëheqjet. Por shumica e anëtarëve kanë rezultuar me probleme me pasurinë dhe kjo ka qenë arsyeja pse ata kanë marrë këtë vendim. Dy gjyqtarët që u dorëhoqën së fundmi nga Gjykata e Apelit janë Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, ndërkohë që nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor ende nuk ka është një vendim për të plotësuar vakancat. Por ka ende gjyqtarë të gjykatave të Apelit që nuk kanë dalë në veting dhe që rrezikojnë të dalin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet. Deri më tani në Gjykatën e Apelit të Tiranës janë rreth 13 mijë dosje që presin të shqyrtohen, por me kolapsin e krijuar ende nuk i dihet edhe sa kohë do të duhet që të marrin zgjidhje këto çështje. Me gjasë, situata në Gjykatën e Apelit pritet të përkeqësohet për shkak se jo të gjithë gjyqtarët kanë kaluar në veting dhe pritet që edhe këtu të krijohet një stok i konsiderueshëm dosjesh të pazgjidhura. Por kjo situatë është paralajmëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e gjyqësorit kërkoi nga Parlamenti që të ndryshohet ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në mënyrë që të bëhet plotësimi i vendeve vakante. Por, kur kanë kaluar 7 muaj nga kjo kërkesë ende nuk është marrë në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve. Në të njëjtën situatë me dosje të prapambetur është Gjykata e Lartë me 34 mijë dhe Gjykata Administrative e Apelit me rreth 12 mijë.

Ja vakancat në gjykatat e tjera

Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, KLGJ përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit, Komisionit të Ligjeve dhe Euralius, theksohet se janë disa gjykata të Apelit, të cilat po punojnë me numër të reduktuar gjyqtarësh. Më konkretisht, Gjykata e Apelit të Korçës tashmë është jashtë funksionit, për arsye se janë vetëm 2 gjyqtarë në detyrë dhe nuk arrijnë të plotësojnë kuorumin e nevojshëm për të gjykuar një çështje. Por problem janë edhe Gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Gjirokastrës me nga 5 gjyqtarë, Gjykata e Apelit Shkodër me 6 gjyqtarë dhe ajo e Vlorës me 8 gjyqtarë. “Gjykata e Apelit Tiranë aktualisht funksionon vetëm me 17 gjyqtarë, nga 31 që është numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të saj. Nga 14 pozicionet e lira në këtë gjykatë, 9 prej tyre janë të përhershme, kurse 5 të tjerat janë të përkohshme, nga të cilat, si rregull, 2 pozicione plotësohen gjatë vitit 2020, me përfundimin e lejeve afatgjata të dhëna nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe kthimin në detyrë të dy gjyqtarëve. Bëjmë me dije se në Gjykatën e Apelit Korçë ka vetëm 2 gjyqtarë në detyrë dhe që për këtë shkak ajo është jashtë funksionit, ndërsa nuk arrin dot, me këtë numër gjyqtarësh, të gjykojë asnjë çështje. Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër kanë në detyrë nga 5 gjyqtarë, Gjykata e Apelit Shkodër ka në detyrë 6 gjyqtarë, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë ka në detyrë 8 gjyqtarë, duke bërë të pjesshëm funksionalitetin e tyre”, thuhet në shkresën e KLGJ pak kohë më parë.

Më të lexuarat