BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Vetingu i politikanëve, Murrizi: SPAK të hetojë nga kryeministri, presidenti, ministrat e deri tek zyrtarë të lartë të shtetit

Vetingu i politikanëve, Murrizi: SPAK të hetojë nga kryeministri,

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur sa i përket vetingut të politikanëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se SPAK duhet t’i hetojë të gjithë duke filluar nga kryeministri, presidenti dhe ministra. Murrizi theksoi, se vetingu i politikanëve është një tjetër pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD Lulzim Basha. “Për dërdëllisjen e mender vetingut të politikanëve që do ia lërë në dorë SPAK-ut, është një shashkë e pazarit të radhës me Ramën. SPAK-u ka të gjithë hapësirën ligjore në ndryshimet e fundit të ligjeve të drejtësisë së re, të hetojë nga presidenti, kryeministri, ministra, deputet, kryetar bashkie e çdo funksionar të lartë të shtetit. Por, SPAK-u dhe asnjë organ tjetër nuk mund të ndalojë asnjë shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18-vjeç dhe që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë, për të zgjedhur ose për t’u zgjedhur me informacione të tipit të sigurimit të shtetit të kohës së udhëheqësve shpirtërorë të tufës së spurdhjakëve që kanë pushtuar politiken shqiptare”, tha ai. Ndër të tjera, ai ka reaguar edhe për zhvillimet e fundit, ku Basha propozoi për ndryshimet Kushtetuese. Murrizi u shpreh, se këto ndryshime janë propozuar nga Basha dhe Gazment Bardhi, pasi sipas tij, deputetët e tjerë, nuk i dinë se çfarë janë këto ndryshime. “U “emocionova” shumë nga propozimet e Lul Bardhit dhe Garze Bashës për “ndryshimet” Kushtetuese. Them propozime të çiftit Bash-Bardhi sepse shumica e deputeteve të grupit parlamentar nuk kanë asnjë dijeni apo informacion se për çfarë bëhet fjalë? Sa njësi lokale janë propozuar? Sa bashki urbane dhe sa bashki rurale? A ka ndryshim të sistemit zgjedhor apo jo? Sepse sistemi zgjedhor është i sanksionuar në Kushtetutë e prillit 2008 që Basha e ka belbëzuar si gabim dhe ka folur me zë te mekur sikur do ta ndryshoj. Cilin sistem zgjedhor propozon Basha që të jetë funksional, afërsisht i barabartë në numër votash për mandat”, tha ai.