Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu, kandidati për Gjykatën Kushtetuese kritika ndaj KPK: Nuk mund të gjykohet mbi një komponent, s’kam probleme me pasurinë

Postuar: 12/07/2019 - 08:26

Rigels Seliman

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj, i cili është njëri nga kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, doli dje për herë të dytë para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në seancën dëgjimore të zhvilluar në datën 14 qershor, gjyqtari Mustafaj ka shfaqur rezerva për punën e KPK-së, teksa kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, më konkretisht të gjyqtares Xhensila Pine. Por kërkesa e subjektit te rivlerësimit është rrëzuar, duke bërë që seanca e djeshme të zgjasë mbi 3 orë, për shkak të debateve midis drejtuesit të seancës dhe gjyqtarit Ilir Mustafaj. Qysh në fillim të mbledhjes gjyqtari është njohur me provat e depozituara nga ana e ILDKPI-së dhe me hetimin që ka kryer vet KPK. Relatorja e çështjes Xhensila Pina deklaroi se hetimi për Mustafajn është bërë vetëm për pasurinë, ndërsa deklaroi se ILDKPI ka dorëzuar raport pozitiv përsa i përket pasurisë së tij. Më pas fjalën e mori kryetari i trupës gjykuese, Lulzim Hamitaj, i cili theksoi se nga hetimi i bërë del se ka mospërputhje për një apartament në deklaratat e vitit 2007 dhe në atë të bërë për veting. Sipas KPK, mospërputhje kanë dalë edhe për çmimin e deklaruar për apartamentin e blerë në këtë vit. “Sipas ILDKPI, Mustafaj nuk ka fshehje të pasurisë. Por nga analiza e KPK-së ka rezultuar se ka mospërputhje përsa i përket deklarimit të pasurisë së një apartamenti banimi, 121 m2. Në deklarimin e pasurisë nuk deklarohet kontrata, ka mospërputhje përsa i përket çmimit. Ka mospërputhje se në deklaratë thuhet që vlera i ka kaluar shoqërisë, por nga informacioni bankar shuma i është kaluar administratorit të shoqërisë. Për vlerën e detyrimit të mbetur prej 7 mijë euro nuk ka dokument provues se e ka shlyer vlerën”, deklaroi Hamitaj.

Reagon gjyqtari

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i gjyqtarit Ilir Mustafaj, i cili ka kërkuar të gjykohet sipas të drejtave të njeriut. Ai ka shpjeguar të gjitha mangësitë e punës së KPK-së që nga momenti i njoftimit deri tek mënyra sesi kanë vepruar për ta dëgjuar. “Përpara se të jap shpjegimet e mia, dua të shpreh pretendimet mbi standardet e një procesi të rregullt ligjor. Dua të tërheq vëmendjen tuaj për proces të paanshëm. Po ju sqaroj pse e ngre këtë pretendim. Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të më bëni të ditur të treja komponentët e vetingut dhe jo mbi një. Së dyti, jam kërkuar për t’u paraqitur në seancë dëgjimore më 14 qershor. Më ka ardhur e-mail 49 orë pasi dorëzova letrat. Kërkova të shtyhej seanca pasi në të njëjtën datë isha në një proces gjyqësor mjaft të rëndësishëm në Elbasan”, është shprehur Mustafaj. Pas debateve, seanca dëgjimore u mbyll, ku KPK bëri me dije se vendimi për zotin Mustafaj do të jepet në datën 18 korrik.

Komisioneri kërkon shkarkimin e Osmanit

Por e djeshmja nuk ishte ditë pune vetëm për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi seancë dëgjimore kishte edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Anëtari i KLP-së, Gentian Osmani është përballur dje me KPA. Zv/drejtori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është konfirmuar në detyrë nga KPK me 2 gusht të vitit të kaluar, por Komisioneri Publik ka ankimuar me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra. Komisioneri Publik ka deklaruar në seancë se pas hetimeve të kryera prej tyre, Osmani nuk ka arritur të shpjegojë pasurinë dhe argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme. “Në deklaratën veting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96 m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredimi. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro”, deklaroi ai. Ndërkohë seanca tjetër për zotin Osmani do nisë në datën 15 korrik./Rigels SELIMAN

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 11:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dhe njëherë sot se më 30 qershor nuk janë zhvilluar zgjedhje në Shqipëri. Ai pati një reagim të ashpër dhe për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur këtë proces.

Postuar: 18/07/2019 - 11:24

Kreu i Grupit  Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të ashpërsohen ligjet p

Postuar: 18/07/2019 - 11:17

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi sot se nëse nuk bëhen zgjedhjet më 13 Tetor nuk do të

Postuar: 18/07/2019 - 11:08

Deputeti i opozitës së Re Andi Përmeti deklaroi se ligji për arsimin e lartë nuk duhet të anulohe

Postuar: 18/07/2019 - 11:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjet, ka reaguar lidhur me verifi

Postuar: 18/07/2019 - 10:55

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë 8 n

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se vendosja