BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Tiranës, Anita Mici dërgohet për inspektim për lirimin e Lulzim Berishës

Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Tiranës,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e djeshme dy seanca për shpallje vendimi. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala u konfirmua në detyrë, duke iu dhënë e drejta të ushtrojë funksionin e tij në sistemin e drejtësisë. Hetimi administrativ për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit për gjyqtarin e Apelit u krye nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar. Genti Shala rezultoi i pastër në të 3 kriteret e vlerësimit, duke marrë edhe konfirmimin për vijimin e ushtrimit të detyrës. Kryesuesja e trupit gjykues, Firdes Shuli tha se u vendos edhe transferimi i një çështje të Gjykatës së Apelit Tiranë e vitit 2017 për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Genti Shala bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi “Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë; Transferimin e çështjes që i korrespondon, Vendimit nr. 1066, datë 10.7.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në njoftimin e KPK. Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot.

Anita Mici dërgohet për inspektim

Ndërkohë që edhe gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin. Por pavarësisht vendimit pozitiv që u dha, Komisioni vendosi të transferojë për inspektim vendimin e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës. Gjatë seancës dëgjimore, Mici u përball me pyetje për vendimin si anëtare e trupës gjykuese të 5 dhjetorit 2016, që mundësoi lirimin e parakohshëm nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Nga dënimi i tij prej 25 vitesh burg, Berisha vuajti fizikisht vetëm 10 vjet e 8 muaj dhe u lirua pas një serie vendimesh të diskutueshme të gjykatave dhe një garancie për punësim nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. KPK vendosi transferimin e kësaj çështjeje në ILD, pavarësisht një opinioni kritik të ONM-së lidhur me praktikën e përsëritur të referimeve nga shkalla e parë e vetingut. KPK rrëzoi gjithashtu një raport papërshtatshmërie të DSIK për gjyqtaren Mici. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Mici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës; Bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Durrës, që i përket çështjes së regjistruar në datën 9.9.2016 dhe të përfunduar me vendimin nr. 197, të datës 5.12.2016, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”, thuhet në njoftimin e KPK.